Protestuesit e rrëzojnë statujën e Christopher Columbusit në Minnesota

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grup i protestuesve kanë rrëzuar statujën e eksploruesit italian Christopher Columbus në Saint Paul, Minnesota, të enjten. Është statuja e radhës në SHBA që është rrëzuar në protestat që po mbahen kundër brutalitetit të policisë dhe pabarazisë racore, shkruan agjencia Reuters.

Statuja e bronztë është tërhequr nga bazamenti i granitit nga disa persona të udhëhequr nga një aktivist për amerikanët indigjenë nga Minnesota, siç është parë nga fotografitë dhe xhirimet e kamerave.

“Ishte gjëja e duhur për të bërë dhe koha e duhur për të bërë”, ka thënë aktivisti Mike Forcia.

Protestat kanë filluar pasi afroamerikani George Floyd vdiq në paraburgim të policisë në Minnesota. Ai vdiq si pasojë e dhunës së policisë.

Aktivistët e amerikanëve indigjenë gjatë kanë kundërshtuar të nderojnë Columbusin, duke thënë se ekspeditat e tij në Amerikë kanë çuar te kolonizimi dhe gjenocidi ndaj paraardhësve të tyre.

Forcia ka thënë se është paralajmëruar se mund të arrestohet në ditët në vijim.

Një statujë tjetër e Columbusit në Miami është vandalizuar e po ashtu një në Boston.

Largim të statujave të eksploruesve, ish-kryeministrave apo edhe tregtarëve të dikurshëm të skllevërve janë rrëzuar edhe në pjesë tjera të botës në ditët e kaluara, përfshirë edhe në Britani. Në Britani madje janë vandalizuar statujat e ish-kryeministrit Winston Churchill.

Shtatë zyrtarë të policisë në Los Angeles ndërkohë janë larguar nga detyra pas përdorimit të forcës së ekzagjeruar gjatë protestave.

Lajmin e ka konfirmuar departamenti i policisë i Los Angelesit.

Share This Article