Ditën e sotme protestuesit janë mbledhur përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë.
Protestuesit kanë nisur të mblidhen ditën e sotme, në orën 11:00 përpara Drejtorisë së Policisë. Ata janë mbledhur në mënyrë simbolike, ndryshe nga dita e djeshme ku ndodhën disa incidente.
Janë të shumtë protestuesit që janë mbledhur dhe kanë bllokuar rrugën pranë Drejtorisë së Policisë. Prezent janë gjithashtu forca të FNSH-së për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Në protestë pritet që nga momenti në moment t’i bashkohet kryetari i PD-së, Lulzim Basha.