Skena të tensionuara dhe të dhunshme përpara Ambasadës Franceze në Niger të dielën, ndërsa mijëra njerëz që mbështesin një grusht shteti ushtarak shprehën zemërimin për ndikimin e Francës në ish-koloninë e saj.
Demonstruesit bërtisnin duke bërë thirrje për mbështetje për liderin rus Vladimir Putin, ndërsa disa e zëvendësuan flamurin francez me flamuj rus dhe nigerian.
Zyra e Presidentit Emmanuel Macron tha se Franca do të hakmerret menjëherë ndaj kujtdo që sulmon shtetasit francezë ose objektet franceze në Nigeri.
Pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar e ka dënuar grushtin e shtetit, ku anëtarët e gardës presidenciale përmbysën Presidentin e vendit, Mohamed Bazoum dhe instaluan një juntë ushtarake të quajtur Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut.
Nigeri ka një histori të gjatë grusht shtetesh ushtarake që nga pavarësia e tij nga Franca në vitin 1960. Kur Bazoum erdhi në detyrë në vitin 2021, ishte transferimi i parë demokratik i pushtetit në vend.
Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) të dielën kërkoi që Bazoum të lirohet dhe të rivendoset në detyrë brenda një jave. Nëse junta mbetet në krye, grupi tha se “do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të rivendosur rendin kushtetues në Republikën e Nigerit, duke përfshirë përdorimin e forcës”./ CNN