Protestuesit e lidhën me litar dhe e rrëzuan statujën e gjeneralit pro-skllavërisë, Albert Pike pas më shumë se një orë përpjekjeje dhe më pas i vunë zjarrin
Në kryeqytetin e SHBA-së, Washington, një grup protestuesish kundër racizmit i vunë zjarrin dhe rrëzuan statujën e Albert Pike, gjeneralit pro-skllavërisë të Shteteve të Konfederatës së Amerikës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përderisa ‘ruajnë temberamentin e tyre‘ debatet për racizmin që filluan pasi afroamerikani George Floyd humbi jetën si pasojë e dhunës policore në SHBA, nën shenjestrën e protestuesve janë vënë statujat e Shteteve të Konfederatës së Amerikës të cilat janë formuar në shekullin e 19-të nga shtetet pro-skllavërisë.
Në protestën e zhvilluar në Washington duke iu referuar 19 qershorit të vitit 1865 kur u hoq skllavëria, protestuesit vendosën në objektivin e tyre statujën e gjeneralit Albert Pike, e cila është statuja e vetme që i përket periudhës së Shteteve të Konfederatës së Amerikës.

Protestuesit e lidhën me litar dhe e rrëzuan statujën pas më shumë se një orë përpjekjeje dhe më pas i vunë zjarrin.
Pavarësisht se përballë sheshit “Judicial Maidan” ku ndodhej statuja është edhe një stacion policor thuhet se policia nuk ka ndërhyrë ndaj kësaj situate.
– Trump bën thirrje për arrestime
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nëpërmjet Twitter-it duke reaguar ndaj këtyre ngjarjeve i bëri thirrje kryetares së bashkisë në Washington, Muriel Bowser që të arrestojë protestuesit.
“Policia e Washingtonit nuk po bën punën e saj teksa shikon djegien dhe shembjen e një statuje. Këto persona duhet të arrestohen. Kjo është turpëruese për vendin tonë”, tha Trump në postimin e tij duke etiketuar Bowser.
