Protestuesit në Zveçan kanë shkruar shkronjën “Z” në automjetet e KFOR dhe të policisë së Kosovës të cilët kanë shtuar praninë në komunën me shumicë serbe në veri. Ata kundërshtojnë ushtrimin e detyrës së kryetarit të rinj.
Shkronjza “Z” është simboli rus i agresionit mbi Ukrainë.
Strukturat paralele që po protestojnë në Zveçan, kundërshtojnë ushtrimin e detyrës nga kryetari i ri.
Ndërkohë, komandanti i njësitit të KFOR-it që gjendet para Komunës së Zveçanit, është dakorduar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, që të largohen dy autoblindat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Strukturat paralele që po drejtojnë protestuesit, para komunës së Zveçanit, kanë vendosur flamuj të Serbisë në një autoblindë të Njësitit Special të Policisë së Kosovës, ndërsa në një tjetër i kanë shkruar me ngjyrë katër “C”.
E kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se protestuesit do të qëndrojnë aty, derisa Njësiti Special i Policisë të largohet dhe kryetari i ri, Izmir Zeqiri, të mos lejohet të futet në objektin e Komunës së Zveçanit.