Agjentët e Shërbimit Sekret e kanë dërguar presidentin amerikan Donald Trump në bunker gjatë të premtes mbrëma, në momentin kur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë u mblodhën protestues që hidhnin gurë dhe tentonin të largonin barrikadat, shkruan CNN.
Sipas një Republikani, pjesëtarët e Shërbimit Sekret e kanë dërguar Trumpin në bunkerin nëntokësor në momentin që u mblodh turma.
Mediat amerikane raportojnë se të premten mbrëma në bunker Trump i kaloi afro një orë. Ky bunker i veçantë nën Shtëpi të Bardhë është ndërtuar në mënyrë që presidentit dhe zyrtarët e tjerë të lartë të shtetit të strehohen, në rast të ndonjë sulmi terrorist apo të ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme.
Në anën tjetër zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë nuk kanë dashur të komentojnë këto pretendime.
Shërbimi Sekret gjithashtu ka njoftuar se nuk flet për metodat e saj për operacione të sigurisë.
Megjithatë nuk dihet nëse në bunker është futur edhe bashkëshortja e Trump, Melania dhe djali i tyre 14-vjeç, Baron.