Protetsuesit kërkojnë të hyjnë në KZAZ në Pogradec

albnews
By
1 Min Read

Një protestë ka shpërthyer edhe përpara KZAZ nr. 67 në Pogradec, ku qytetarë të revoltuar kanë tentuar të hyjnë në ambientet e brendshme për të larguar prej andej kutitë e votimit dhe listat e zgjedhësve.

Policia është përleshur me ta dhe nuk lejon që ata të hyjnë brenda.

Ndërkohë, ish-deputeti i PD Klevis Balliu ka përsëritur thirrjen se nuk ka zgjedhje më 30 qershor, derisa presidenti të caktojë një datë tjetër.

Share This Article