Protokoll i ri për hyrje në Greqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

MPB njofton se nëpunësit e vendkalimit kufitar “Bogorodica” janë njoftuar për protokollet e reja që ka vendosur pala greke për hyrje në Greqi përmes vendkalimit kufitar “Evzoni”.

Prej të hënës, respektivisht prej datës 18.08.2020 deri me datën 31.08.2020, në vendkalimin kufitar “Evzoni”, në periudhë prej orës 06:00 deri më ora 22:00, për hyrje në Greqi mund të kalojnë vetëm shtetasit e Greqisë, shtetasit e vendeve të treta që e kanë leje qëndrimi, personeli diplomatik i EULEX dhe familjarët e tyre, persona që udhëtojnë për qëllime mjekësore dhe qëllime ekonomike që më parë kanë marrë leje nga ambasadat e Greqisë si dhe vozitësit e kamionëve.

Të gjithë këta persona për të hyrë në Greqi duhet të posedojnë test negativ për Covid-19. respektivisht PCR test në gjuhën angleze, jo më të vjetër se 72 orë.

Gjithashtu, mbetet në fuqi paraqitja elektonike për PLF dokument (Passenger Locator Form).

Share This Article