“Protothema”: Rama, drejt njohjes së Belerit si kryetar bashkie të Himarës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Rama njeh Belerin si kryetar bashkie, hapi i deeskalimit pas presioneve të Mitsotakis” – është titulli i një shkrimi të së përditshmes greke “Protothema” në faqen e saj online. Këtë të enjte Rama bëri një koment për vendimin e gjykatës së posaçme që nuk lejoi Belerin të bënte betimin. 

“Një zhvillim shumë i rëndësishëm për perspektivën e zgjidhjes së çështjes Beleri u shënua sot, nisur nga vendimi i gjykatës shqiptare që e njeh zotin Beleri si kryetar të zgjedhur të Bashkisë së Himarës dhe nënvizon se i zgjedhuri i tij Edi Ramës, Jorgo Goro nuk ka legjitimitet të ushtrojnë detyrat e tij.
Gjëja më interesante është se kryeministri shqiptar ndërhyn për këtë çështje përmes “X”, (Twitter) në vazhdën e diskutimit të fundit që pati me Kyriakos Mitsotakis në margjinat e Këshillit Europian në Bruksel pak ditë më parë, ku Greqia shprehu kundërshtimet e saj për vazhdimin e kursit europian të Shqipërisë, ndërkohë që çështja Beleri po përshkallëzohet” – shkruan “Protothema”.

Share This Article