• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Diaspora
Prova gjenetike, banorët  e Shqipërisë dhe  Kosovës autentikë në Ballkan

Prova gjenetike, banorët e Shqipërisë dhe Kosovës autentikë në Ballkan

by albnews
22 October, 2023
in Diaspora
0
3
VIEWS

I pari fakt gjenetik që vë në dukje autenticitetin e popullit shqiptar, përtej kufijve politikë në të cilët ai gjendet i ndarë. E më mirë se flasin gjenet, zor se dëshmon historia apo studime të tjera social-kulturore të cilat, pavarësisht vërtetësive, kanë një marzh jo të vogël gabimi.

Gjithashtu në të tilla rrafshe mund të ketë deformime shpesh të qëllimshme. Në kurriz të Shqipërisë kjo ka ndodhur jo rrallë. Prova e re gjenetike konfirmon autenticitetin në trojet aktuale, që në kohët shumë të lashta hedh poshtë përfundimisht tezat spekulative që kanë hedhur hipotezën e një migrimi të vonshëm historik të popullsisë shqiptare nga krahinat verilindore të Ballkanit apo dhe më larg, në trojet aktuale. Specialistët e imunologjisë japin të dhëna shkencore.

Studimi i gjeneve

Studimi i kryer me metodat e fundit të biologjisë molekulare, për herë të parë krijon një imazh të qartë të hartës gjenetike të Ballkanit. Gazeta ka publikuar pjesë të këtij studimi javë më parë, dhe jep tashmë të plotë Pemën filogjenetike të popujve të Ballkanit dhe të Europës Juglindore, e hartuar duke u bazuar në distancat gjenetike midis tyre. “Për sa i përket popullatës së shëndoshë shqiptare, në këtë studim u përfshinë 160 individë shqiptarë të shëndoshë dhe pa lidhje gja.ku midis tyre, të zgjedhur në mënyrë të rastësishme ndërmjet studentëve të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, si dhe ndër dhurues gja.ku në Njësinë e Dhurimit të gja.kut të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës”, thotë Genc Sulçebe, shefi i shërbimit të imunologjisë në QSUT, i cili bashkë me stafin e tij kanë kryer studimin. Sipas tij, ishin me origjinë nga të gjitha krahinat e vendit dhe u përzgjodhën pasi u deklaruan si shqiptarë etnikë prej të paktën 3 brezash nga të dy prindërit. Për popullatën kosovare u përzgjodhën 120 individë të shëndoshë dhe pa lidhje gja.ku ndërmjet dhuruesve të gja.kut nga të gjitha rajonet e Kosovës, duke ndjekur të njëjtët kritere si individët nga Shqipëria. Për popullatat e tjera, të dhënat gjenetike u morën nga literatura.

Nga gjetjet rezulton se distancat gjenetike midis popullatave shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë janë më të afërta me popullatat greke, maqedonase dhe bullgare sesa me popullatën serbe, kroate apo boshnjake. Popullata rumune dhe ajo turke ndodhen më larg të distancuara. Popullata italiane është e afërt me atë rumune dhe njëlloj me këtë të fundit për sa i përket distancës nga popullatat shqiptare. “Me sa duket, ekziston një fond i përbashkët gjenetik midis gjithë popullatave që jetojnë në Gadishullin Ballkanik, por popullatat shqiptare, greke, maqedonase dhe bullgare janë gjenetikisht më shumë të afërta me njëra-tjetrën, pavarësisht nga dallimet e njohura gjuhësore, kulturore ose fetare. Ky fond i përbashkët gjenetik duket se u ka rezistuar migracioneve të njëpasnjëshme dhe valëve pushtuese në këtë rajon”, thotë Sulçebe.

Distancat gjenetike

Studimi përfshiu, përveç popullatave shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, edhe 10 popullata të tjera ballkanike, 12 popullata europiane dhe 2 aziatike. Përfundimet e këtij studimi vënë qartë në dukje afërsinë gjenetike midis popullsive shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës, duke u nisur nga llogaritja e distancave gjenetike. Pasojnë po nga këndvështrimi i distancave gjenetike popullatat maqedonase, greke, bullgare, kroate, boshnjake, serbe, italiane, rumune dhe turke, të renditura këto sipas rritjes së këtyre distancave. Popullatat e tjera europiane radhiten në distanca më të largëta gjenetike, të cilat në përgjithësi janë në përpjesëtim të drejtë me distancat gjeografike. “Ajo që bie në sy në studimin tonë, është fakti se në rajonin ballkanik përvijohen dy grupe kryesore popullatash. Në një grup mund të futen popullatat shqiptare, maqedonase, greke dhe bullgare (distancat gjenetike në rritje nga 0.03 në 0.06), ndërsa në një grup të dytë ato kroate, boshnjake dhe serbe (distancat gjenetike nga 0.07 deri 0.08)”, ka sqaruar Genc Sulçebe. Sipas tij, popullatat italiane, rumune dhe turke, me distancë gjenetike respektivisht 0.12, 0.13 dhe 0.15, janë të vendosura më larg në lidhje me popullsinë shqiptare.

10 popullata të tjera ballkanike, 12 popullata europiane dhe 2 aziatike janë përfshirë në studimin e kryer nga laboratori i imunologjisë në Spitalin “Nënë Tereza”.

2 grupe popullatash përvijohen në rajonin e Ballkanit. Në një grup mund të futen popullatat shqiptare, maqedonase, greke dhe bullgare. Në tjetrin ato kroate, boshnjake dhe serbe

Studimi krahasues

Rezultatet e studimit krahasues të profilit genotipik HLA të dy popullatave shqiptare me popullatat e tjera të rajonit ballkanik dhe ato të tjera europiane bënë të mundur hartimin e hartës aktuale gjenetike HLA të popullatave që jetojnë në rajonin ballkanik duke paraqitur me anë të “provës së ADN” raportet e këtyre popullatave në këtë rajon.

Studimi nga laboratort Genetik

Në një tjetër studim të kryer nga laboratori i genetikës pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë “ disa vjet më parë ka nxjerrë gjithashtu të dhëna mjaft interesante. Sipas tij rezultoi gjenetikisht e ngjashme me popullatën e vendeve të Evropës Veriore është ripërsëritur. Në më shumë se 80 % të rasteve është vërejtur se kemi të njëjtat defekte gjenetike (mutacione) si vendet e Evropës Veriore.

Metodologjia

Genotipizimi HLA (Kompleksi madhor i Pajtueshmërisë Indore) (u krye duke përdorur metodat e biologjisë molekulare në ADN-në e ekstraktuar nga gja.ku periferik i pacientëve apo individëve te shëndoshë të studiuar. Distancat gjenetike ndërmjet dy popullatave shqiptare të studiuara dhë popullatave të tjera u llogaritën me anë të programit “Phylip”, nëpërmjet llogaritjes së distancës gjenetike sipas Nei duke përdorur të dhënat e frekuencave të aleleve HLA.

Previous Post

Refuzohet ekstradimi i ish-anëtarit të UÇK, lirohet Dritan Goxhaj

Next Post

I ikën luftës në Izrael/ Mbërrin në Podgoricë avioni me dhjetëra udhëtarë, mes tyre qytetarë nga Kosova

albnews

albnews

Related Posts

Tensionet gjatë numërimit, Celibashi: Përfaqësuesit politikë nuk e ndihmojnë mbarëvajtjen e procesit
Albania

Tensionet gjatë numërimit, Celibashi: Përfaqësuesit politikë nuk e ndihmojnë mbarëvajtjen e procesit

11 May, 2025
Tensionet ndërpresin numërimin për votën e diasporës
Albania

Tensionet ndërpresin numërimin për votën e diasporës

11 May, 2025
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës
Albania

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
Next Post
I ikën luftës në Izrael/ Mbërrin në Podgoricë avioni me dhjetëra udhëtarë, mes tyre qytetarë nga Kosova

I ikën luftës në Izrael/ Mbërrin në Podgoricë avioni me dhjetëra udhëtarë, mes tyre qytetarë nga Kosova

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM