“Prova të reja”, SPAK paralajmëron zhvillime surprizuese për çështjen “Ahmetaj”. Hetim pasuror e verifikime dhe për dy figura të tjera të PS

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prova e zhvillime surprizuese paralajmëron Prokuroria e Posaçme për çështjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati.

Duke iu referuar burimeve nga SPAK raportoi se ka prova të reja penale dhe priten zhvillime surprizuese për ish-zv.kryeministrin Ahmetaj.

SPAK ka verifikuar si ka dalë nga Shqipëria, por nuk dihet ende ku ndodhet aktualisht.

Ndërkohë dy emra të tjerë, figura të njohura e kryesore të PS-së janë në lupën e SPAK. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ndaj të cilit ka nisur automatikisht hetimi pasuror. Po kështu sipas SPAK për Damian Gjiknurin “janë duke u bërë verifikime”.

Share This Article