“Provokim ushtarak”, Armenia akuzon Azerbajxhanin se po mobilizon trupat në rajonet kufitare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Armenia akuzoi Azerbajxhanin për përgatitjen e një ‘provokimi ushtarak’ duke vendosur forcat ushtarake azere përgjatë kufirit midis dy vendeve. Kryeministri armen, Nikol Pashinyan theksoi se Azerbajxhani po shpreh synimin e tij për të nisur një provokim të ri ushtarak kundër Nagorno-Karabakut dhe Armenisë.

“Azerbajxhani ka grumbulluar forca përgjatë vijës së kontaktit me Nagorno-Karabakun dhe në kufirin me Armeninë gjatë ditëve të fundit”, u tha kryeministri armen Nikol Pashinyan zyrtarëve të qeverisë, ndërsa shtoi se “situata ushtarako-politike në rajonin tonë është përkeqësuar seriozisht.”

Nga ana tjetër, ministria e Jashtme e Azerbajxhanit e cilësoi deklaratën si një “strategji të re të rreme politike”. “Armenia duhet të braktisë pretendimet territoriale ndaj Azerbajxhanit, për t’i dhënë fund provokimeve ushtarako-politike dhe të ndalojë krijimin e pengesave për procesin e paqes”, tha ministria.

Armenia dhe Azerbajxhani janë përfshirë në dy luftëra, në vitet 1990 dhe 2020, mbi kontrollin e Nagorno-Karabakut, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e territorit azerbajxhanas, por e banuar kryesisht nga armenë. Tensionet janë përshkallëzuar muajt e fundit, me incidente të armatosura që ndodhin rregullisht përgjatë kufirit.

Share This Article