Provokon ambasadori serb, e quan Dua Lipën “bashkëkombase”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të AmerikësMarko Gjuriç, e ka quajtur këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa, bashkëkombasen e tij.

Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar shumë reagime. Gjuriç e përmendi Lipën në replikat që pati në “Twitter”, me ish-ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Ndërkohë ky koment është cilësuar si provokim nga mbështetës të këngëtares.

“Duke lënë komentet e urrejtjes anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, shkruan Gjuriç.

Të menjëhershme kanë qenë reagimet edhe nga përdoruesit e Twitter-it që kanë shpërndarë fjalimet e Dua Lipës që flet për vuajtjet e Kosovës dhe se sa krenare është që është shqiptare.

Share This Article