PS e PD nuk e gjejnë gjuhë të përbashkët, i drejtohe përsëri “Venecias”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike refuzoi këtë të premte të bëhej pjesë e mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit për ndryshimin e Kushtetutës.

Ky vendim u mor  pasi PS nuk pranoi që cështja e mazhorancës zgjatja e afatit të vettingut dhe cështjet e opozitës, vetting në politikë, reformë zgjedhore dhe territoriale të bashkohen.

Socialistët ju dhanë disa pyetje ekspertëve të thirrur, si dhe vendosën të kërkojnë sërish një opinion nga Komisioni i Venecias. Fatmir Xhafaj nuk e votoi këtë kërkesë, duke përsëritur fillimisht duhet bërë një analizë se cfarë ndodhi këto 5 vjet me vettingun në drejtësi, përpara se t’u zgjatet mandati me 1 vit e gjysmë.

LSI nuk e bojkotoi mbledhjen, edhe pse zyrtarisht deklarohet opozitare, duke konfirmuar se oponenca e saj është e ndryshme nga ajo e demokratëve.

Share This Article