• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 12, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
PS hap fushatën, Rama: Jam pasionant, por kurrë materialist dhe kurrë kriminel

PS hap fushatën, Rama: Jam pasionant, por kurrë materialist dhe kurrë kriminel

by albnews
1 June, 2019
in Albania
0
2
VIEWS

“Kush gënjehet nga vetëpërmbajtja jonë, duhet ta dijë se po luan me zjarrin. Ne nuk duam të shikojmë askënd prapa hekurave për shkak të një plaku të marrë. Një individi që dënohet për krime zgjedhore do t’i ndalohet hyrja në BE dhe SHBA. Për këtë pyesni më mirë atë plakun”. Kryeministri Rama ka mbajtur fjalën kryesore në çeljen e fushatës zgjedhore për Lokalet 2019, të zhvilluar me një manifestim madhështor në “Parkun Olimpik” të Tiranës pasditen e kësaj të shtune.

“Unë s’jam më i miri, s’jam i pagabueshëm. Bëj sa mundem dhe jo sa dua, e jo gjithmonë arrij të bëj aq mirë sa dua atë që mundem. Por sot dua t’iu them, duke iu parë në sy: po të ishte thjesht çështje personale, do e kisha lënë prej kohësh, duke mos mbajtur mbi vete rrebeshin e akuzave dhe baltës. Nuk do të kisha guxuar të dëmtoja familjen time, jam pasionant, por kurrë materialist dhe kurrë kriminel”, tha Rama në mesazhin drejtuar të gjithë shqiptarëve.

“Sot nis maratona jonë 30-ditore për zgjedhjet e 30 qershorit dhe konfirmimin e Partisë Socialiste dhe kandidatëve tanë, si forca e padiskutueshme udhëheqëse e ndryshimit dhe zhvillimit në çdo bashki të Shqipërisë. Sot nis maratona 30-ditore për një betejë politike më të qartë se asnjëherë më parë mes të shkuarës dhe së ardhmes, mes nesh që duam një vend demokratik dhe atyre që duan vetëm pushtet përmes dhunimit të demokracisë”, tha Rama në nisjen e fjalës së tij.

Duke përmendur 1 qershorin, festën e fëmijëve, Rama tha se ardhmërinë duan ta ndërtojnë për ta.

“1 qershori është dita e fëmijëve dhe ardhmërisë që duam të ndërtojmë për ta, duke bërë reforma që askush më parë nuk mund t’i imagjinonte. Ky është detyrimi ynë për fëmijët tanë. Edhe këto zgjedhje, të braktisura nga kundërshtarët politikë, janë pjesë e ardhmërisë. Ata kanë frikë nga gjykimi i popullit në zgjedhje, prandaj kërcënojnë rrugëve se s’do ta lejojnë popullin të zgjedhë. Prandaj përbetohen rrugë se do të na imponojnë një përplasje antidemokratike”, deklaroi kryeministri.

Sipas tij, ata që mendojnë se do t’i pengojnë shqiptarët, duhet të mendojnë dy herë përpara se të marrin përgjigjen e duhur ligjore. Sa i përket zgjedhjeve, nëse janë një proces demokratik apo antidemokratik, Rama u shpreh:

“Zgjedhjet pa opozitën kryesore janë antidemokratike vetëm nëse ajo pengohet të hyjë në zgjedhje, por kur ajo zgjedh të vetëpërjashtohet, atëherë s’ka asgjë antidemokratike. Mendojeni vet se çfarë zgjedhjesh do të ketë në këtë vend, nëse ato bëhen prè e tekave të partive politike. Çfarë çorapi do të bëhet jeta jonë politike nesër, nëse i hapim rrugë djegies së mandateve dhe dhunës kundër institucioneve, vetëm për të dalë kundër parimit themelor të demokracisë, që është vota. Nëse sot do të fitonte politika e pengmarrjes për të përmbysur qeverinë dhe zgjedhur për të imponuar një qeveri sipas tekave të tyre për zgjedhje të parakohshme, do të ishte një rast unik në botë. Por kjo s’ka për të ndodhur”.

Në fund, Rama bëri krahasimin mes opozitës së “shkatërrimit” dhe qeverisë së “ndërtimit”.

“Ata kanë të drejtën e tyre ta luftojnë qeverinë. Ata kanë të gjithë të drejtën të ulërasin kundër çdo gjëje që bën qeveria, madje edhe të na shajnë e të na mallkojnë. Është e drejta e tyre për të sabotuar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për qytetarët shqiptar. Por ata ta harrojnë se kanë në dorë gjë tjetër, veçse të bëjnë vetëvrasje politike, t’i bien murit me kokë dhe të nxijnë fytyrën e Shqipërisë në botë. Ata kanë një problem: janë shumë pak. Ne kemi avantazhin se jemi shumë. Ata janë dembelë dhe të paaftë për të drejtuar, ndërsa ne jemi punëtorë dhe të përkushtuar për të qenë në drejtim. Ata janë frikacakë dhe të alarmuar nga Reforma në Drejtësi, ndërsa ne jemi guximtarë dhe të vendosur ta bëjmë këtë vend, shtet ku drejtësia është një për të gjithë dhe të gjithë janë të barabartë përpara drejtësisë. Ata janë në panik dhe prandaj i drejtohen dhunës, ne jemi në të drejtën tonë dhe prandaj u drejtohemi shqiptarëve. Ata janë të verbuar nga dëshpërimi, ndërsa ne jemi zgjedhur të udhëheqim dhe do të ecim vetëm drejt, përpara. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne, ky vend nuk ka parë”, tha Rama.

Rama nuk harroi të jepte edhe një mesazh për ata që thonë se Partia Socialiste garon e vetme në këto zgjedhje lokale.

“Ne do të garojmë dhe fitojmë në të gjitha ato bashki ku kemi kandidatë rivalë, por edhe aty ku nuk kemi një personazh fizik përballë. Kjo, pasi edhe në ato bashki ku nuk ka dalë dikush të sfidojë kandidatët e Partisë Socialiste, kemi po të njëjtin kundërshtar: fantazmën e së shkuarës që është drejt grahmave të fundit, por që nuk po heq ende dorë”./Top Channel/

Previous Post

Kurti: Nuk ka dhunë më të rëndë sesa varfëria te fëmijët

Next Post

Spoti publicitar i Bashës kundër Ramës 

albnews

albnews

Related Posts

Përditësimi i fundit/ Rezultatet deri në orën 15:00, ja si ndahen mandatet deri tani
Albania

Përditësimi i fundit/ Rezultatet deri në orën 15:00, ja si ndahen mandatet deri tani

12 May, 2025
“Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur”, Berisha: Çdo votë duhet numëruar me seriozitetin maksimal
Albania

“Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur”, Berisha: Çdo votë duhet numëruar me seriozitetin maksimal

12 May, 2025
Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Albania

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12 May, 2025
Next Post
Spoti publicitar i Bashës kundër Ramës  

Spoti publicitar i Bashës kundër Ramës 

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12 May, 2025
Rezultate surprizë te Njësia 10 në Tiranë, ja kush janë kandidatët më të votuar nga PS dhe PD

Rezultate surprizë te Njësia 10 në Tiranë, ja kush janë kandidatët më të votuar nga PS dhe PD

12 May, 2025
Ndërpritet numërimi i votave në KZAZ nr.60 në Fier

Ndërpritet numërimi i votave në KZAZ nr.60 në Fier

12 May, 2025
SPAK publikon të dhënat për krimet zgjedhore për 11 majin

SPAK publikon të dhënat për krimet zgjedhore për 11 majin

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4677 shares
    Share 1871 Tweet 1169
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2384 shares
    Share 954 Tweet 596
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1859 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1694 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM