ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Berisha paralajmëron grevë urie: Protesta e 22 dhjetorit do të marrë tjetër formë! 38 seconds ago
“Duam të shohim provat” SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, debate në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, prokurori: Të hapet zarfi me USB 4 minutes ago
Rama “pranon” se mbylli TikTok-un, por jo dhunën. Dështim që ekspozoi censurën 9 minutes ago
I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe 15 minutes ago
Një moment për Mbretin Çarls duke shkundur nga mustaqet e tij birrën Guinness! (video) 46 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz

PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD/ Debate tek ‘Etika’, shtyhet mbledhja të martën

albnews by albnews
19 December, 2025
in Show - Biz
0
PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD/ Debate tek ‘Etika’, shtyhet mbledhja të martën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me debate dhe tensione filloi mbledhja e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Takimi vjen pasi Grupi Parlamentar i PS-së, ka kërkuar përjashtimin e 29 deputetëvet të Partisë Demokratike pas kaosit dhe incidenteve të rënda që u shkaktuan në Kuvend. Anëtarët e opozitës kanë kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura dhe pretendojnë se përjashtimi i tyre është i padrejtë.

“Do të duhet që mbledhja të jetë e hapur. Po kërkoni të përjashtoni 29 deputetë të opozitës pa të drejtë. Kërkoj që të na vini në dispozicion provat dhe që ato të jenë publike”, është shprehur deputeti demokrat Saimir Korreshi.

RelatedPosts

Kur dëshira për më shumë fëmijë përplaset me realitetin ekonomik

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve nis mbledhjen me dyer të mbyllura! Balluku nuk merr pjesë, shkon në kryeministri

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi shtyrjen e mbledhjes me qëllim që opozita të njihet me provat. Bardhi pretendoi se Partia Socialiste ka përfshirë në kërkesën për masa disiplinore edhe deputetë që nuk janë përfshirë në kaos, duke kërkuar të fshijë opozitën nga Kuvendi.

“Secili deputet që ka firmosur për pezullimin e mandatit për 60 ditë, 30 ditë apo 10 ditë duhet të tregohen të përgjegjshëm. Të tregohen të përgjegjshëm dhe të paraqesin fakte. Të mos vijnë këtu dhe të akuzojnë me terma të Sigurimit të Shtetit. Na quajnë grupazh, kur në fakt gjykata e ka treguar se grup i strukturuar kriminal është qeveria e Edi Ramës. Këtu ju keni përfshirë deputetë që nuk kanë bërë asgjë në Kuvend, por keni dashur të fshini opozitën nga Kuvendi, sepse doni një Kuvend njëpartiak. Thojeni këtu: qëllim keni pasur pengesën tonë në Këshillin e Imuniteteve, prandaj edhe ua caktuat mbledhjen në orën 9. Kështu që propozoj të shtyhet mbledhja për javën tjetër dhe secili deputet të njihet me provat”, tha Bardhi.

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës, ku do të shqyrtohet kërkesa e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës është shtyrë për të martën në orën 10:00.

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare:

-60 ditë për: Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata.  E njëjta masë është kërkuar edhe për deputetët Flamur Noka dhe Klevis Balliu.

-30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti, si dhe për Gazmend Bardhin dhe Sali Berishën.

-10 ditë ndaj deputetëve Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi. E njëjta masë edhe për: Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha dhe Kliti Hoti.

Seanca e fundit e sesionit parlamentar të këtij viti e mbajtuar një ditë më parë (18 dhjetor) u mbyll pas një orë tensionesh dhe përplasjesh nga ana e opozitës, duke e shndërruar sallën e Kuvendit në një ‘arenë përplasjesh’. Sherre, konflikte fizike, zaptim karrigesh, flurim i shisheve të ujit dhe ndezje flakadanësh, përshkruajnë seancën e fundit plenare të këtij viti. Mes tensioneve u betua edhe Endri Shabani si Avokati i ri i Popullit, ndërsa mazhoranca kaloi në votim projektligjet.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Berisha mbledh aleatët: Opozita mbështet punonjësit që zbatojnë ligjin

Berisha paralajmëron grevë urie: Protesta e 22 dhjetorit do të marrë tjetër formë!

19 December, 2025
“Duam të shohim provat” SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, debate në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, prokurori: Të hapet zarfi me USB

“Duam të shohim provat” SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, debate në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, prokurori: Të hapet zarfi me USB

19 December, 2025
Rama “pranon” se mbylli TikTok-un, por jo dhunën. Dështim që ekspozoi censurën

Rama “pranon” se mbylli TikTok-un, por jo dhunën. Dështim që ekspozoi censurën

19 December, 2025
I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result