ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët 3 hours ago
Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar? 7 hours ago
ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë 7 hours ago
Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit 8 hours ago
“Pakica nuk shantazhon dot shumicën”, Berisha i përgjigjet Ballës: Me zgjedhjen e Endrit Shabanit shkelmuan çdo mundësi bashkëpunimi 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

albnews by albnews
15 December, 2025
in Albania
0
PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nëse mendoni se i keni parë të gjitha në këto vite qeverisje nga Edi Rama dhe Partia Socialiste, thjesht e keni gabim!

Pas 12 vitesh pushtet me plot skandale ku ngërthehen së bashku korrupsioni dhe krimi i organizuar, socialistët janë kujtuar për një operacion të ri makijazhi politik. Kanë vendosur t’i shpallin luftë nepotizmit dhe klientelizmit në zyrat e shtetit. Dhe si do e bëjnë këtë? As më e shumë e as më pak, por përmes një strukture partiake.

RelatedPosts

Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

“Pakica nuk shantazhon dot shumicën”, Berisha i përgjigjet Ballës: Me zgjedhjen e Endrit Shabanit shkelmuan çdo mundësi bashkëpunimi

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

Aq ironike është si nismë sa pikërisht arkitektët e shkallmimit të shtetit, nepotizmit dhe klientelizmit të ngritur në sistem, tani na paskan reflektuar dhe duan që përmes një Komisioni Etike në Partinë Socialiste, të shpëtojnë Shqipërinë nga bataku ku e kanë zhytur vetë.

Drafti prezantohet në Grup Parlamentar, e pranishme edhe e pandehura Balluku

Nisma e deklaruar që në Asamblenë e PS në muajin shtator, sot është prezantuar nga Adea Pirdeni në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku ishte i pranishëm edhe vetë Edi Rama.Komisioni i Etikës që do të ngrejë Partia Socialiste është një lloj “policie politike”, që pritet të shërbejë si instrument i vetëkontrolli brenda partisë.

“Në funksion të transparencës, përgjegjshmërisë dhe standardeve europiane të qeverisjes”, pretendojnë socialistët. Por deri më tani nuk dihen shumë detaje se si do të funksionojë ky komision, si do të gjurmohen apo parandalohen emërimet nepotike dhe klientelizmi.

Ironia tjetër qëndron edhe në faktin se teksa ministrja e Antikorrupsionit, Adea Pirdeni recitonte relacionin në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, në sallë ishte rikthyer edhe Belinda Balluku.

Krahu i djathtë i Edi Ramës është zyrtarisht e pandehur nga SPAK për aferën në tenderin e tunelit të Llogarasë. E ulur aty pranë Ramës, Balluku dëgjonte predikimet se si Komisioni i Etikës në parti do të shpartallojë nepotizmin dhe klientelizmin në shtetin tonë.

Përbërja e Komisionit

Siç mëson Lapsi.al nga një burim brenda mbledhjes së grupit të PS-së, aty janë komunikuar edhe emrat e që do të jenë pjesë e këtij komisioni. Drejtimi i është besuar Lindita Nikollës, ish-kryetares së Kuvendit e cila përloti deputetët e PS-së kur iu dha “lajmin e kobshëm” se po dorëhiqej për çështje shëndetësore dhe se do t’i përkushtohej familjes.

Jo vetëm që nuk ishte kështu, por Lindita tani ngjitet dhe në krye të “policisë politike” të PS-së për të luftuar nepotizmin. Në këtë komision janë gjithashtu edhe tre deputetë të rinj; Ermal Elezi, Erjona Ismaili dhe Kiduina Zaka.

Ironi më vete është edhe fakti se këta që vetë s’kanë bërë asnjë betejë politike për të qenë në Parlament, por janë bërë deputetë në sajë të nepotizmit dhe lidhjeve klienteliste me oborrin e pushtetit të Edi Ramës, tani do të luftojnë nepotizmin në administratën publike.

Rama-Balluku ndalojnë deputetët të publikojnë foto nga mbledhja

Siç mësoi Lapsi.al nga mbledhja e sotme, Edi Rama kishte lënë edhe një porosi në fund; të mos publikoheshin foto prej takimit. Në mos shqetësim direkt i tij, gjasat janë të ketë qenë kërkesë e Belinda Ballukut, për të shmangur çdo portret të saj të rikthimit si e pandehur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Grup i cili në fakt në masë të madhe i është gëzuar goditjes së Ballukut nga SPAK.

Përjashtim këtu bëjnë vetëm “kamikazët” si Zegjineja, Erjo, Kiduina etj, që ajo i bëri deputetë nga hiçi. Veç prezantimit të draftit për Komisionin e Etikës në PS, Rama sot kërkoi gjithashtu më shumë prezencë të deputetëve në terren për të takuar njerëzit.

Takime në terren dhe solidaritet brenda grupit

Siç mësoi Lapsi.al ai përcolli edhe mesazhe se qëndrimi i shumicës në raport me drejtësinë nuk ka ndryshuar, por mes fjalëve të tij, kryeministri la të kuptohej se në këtë fazë me goditje prej drejtësisë, mazhoranca duhet të ruajë kohezionin e brendshëm dhe të sillet si një skuadër kompakte.

Me pak fjalë Rama ka dashur të frenojë entuziazmin apo gëzimin, brenda grupit të PS-së pikërisht për goditjen që i erdhi Belinda Ballukut, goditje e cila siç thonë shumë zëra nuk ka mbaruar vetëm te masa e pezullimit nga detyra. ©LAPSI.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

15 December, 2025
Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

15 December, 2025
ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë

ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë

15 December, 2025
Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit

Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit

15 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result