PS kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, reagon ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e SHBA në Tiranë i është përgjigjur interesit të News24 në lidhje me raportin e paraqitur një ditë më parë nga socialistët, të cilët u shprehën kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, ish zëvendës kryeministres dhe ish-zëvendës ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila akuzohet për abuzime me tenderat.

Në reagim, ambasada amerikane thekson se nuk bën asnjë koment për çështje ligjore që janë në proces, por shton se pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri janë thelbësore për të vazhduar bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për vazhdimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Nuk kemi koment për çështje ligjore që janë në proces”, shprehet ambasada e Shteteve të Bashkuara.

Sipas Raportit të socialistëve, nga materialet dhe informacioni i paraqitur nga Prokuroria e Posaçme në Kuvend krahas kërkesës për heqjen e imunitetit, “nuk rezulton të jetë paraqitur ndonjë rrethanë e re konkrete dhe aktuale, e lindur pas caktimit të masës ekzistuese të sigurimit personal, që të tregojë se kjo masë është bërë e pamjaftueshme për qëllimet e procedimit pena”.

Në këto rrethana, thekson raporti i PS, “pretendimi për rëndimin e nevojave të sigurimit nuk rezulton të përmbushë standardin procedural të kërkuar për zëvendësimin e masës së sigurimit persona”.

Opozita reagoi menjëherë duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mbron Belinda Ballukun dhe veten e tij, pasi sipas tyre, pas aferave korruptive të ish zëvendës kryeministres, qëndron vetë ai.

Balluku u shkarkua nga detyra e zv kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në fund të shkurtit. Ajo është marrë zyrtarisht e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë, por SPAK dyshon se ajo ka ndikuar edhe në shumë procedura të tjera tenderuese, ndërsa ndaj saj ka nisur gjithashtu edhe një hetim pasuror.

Share This Article