ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK 3 hours ago
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën 3 hours ago
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime 4 hours ago
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 10 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

PS mbledh Asamblenë e Zgjeruar në Durrës, Rama: Buxheti për vitin tjetër ka 400 mln euro për rritje pagash, rroga mesatare në 2024…

albnews by albnews
7 November, 2023
in Albania
0
PS mbledh Asamblenë e Zgjeruar në Durrës, Rama: Buxheti për vitin tjetër ka 400 mln euro për rritje pagash, rroga mesatare në 2024…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme Asamblenë e Zgjeruar në qytetin e Durrësit, nga ku ka mbajtur një fjalë edhe kryeministri Edi Rama.

Rama u shpreh se në prag të mbajtjes së Kongresit të PS në fillim të muajit të ardhshëm, socialistët duhet të përballen me një panoramë të situatës së përgjithshme ekonomike dhe politike.

RelatedPosts

VIDEO/ Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit në Rinas

2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

VIDEO/ Rama shpërthen me tone kërcënuese në Romë, përplasje brenda PS-së?

Kreu i qeverisë theksoi rritjen e shifrave të turizmit, ndërsa u shpreh se deri në vitin 2030 Shqipëria synon të arrijë shifrën e 20 milionë turistëve në vit.

Ai u shpreh se buxheti për vitin e ardhshëm ka 400 milionë euro të dedikuara për rritjen e pagave në sektorin publik, ku sipas tij në mes të vitit 2024 rroga mesatare do të jetë 900 euro.

“Kjo është një parti e cila është shembull. Mendova që ja vlente në këtë fazë, në prag të kongresit të PS, për të bërë edhe një panoramë të situatës së përgjithshme ekonomike dhe politike, në funksion të sfidave tona. Duke u nisur natyrisht nga arritjet, por duke parë te arritjet edhe potencialin e jashtëzakonshëm që ka Shqipëria dhe ne kemi detyrë ta çlirojmë sa më shumë.

Mbase është pak, por është e sigurtë që këtë vit ne kemi përjetuar të gjithë një moment domethënës kthese të mishëruar tek turizmi. Kemi arritur një shifër që dukej e paimagjinueshme pak vite më parë. Kemi arritur në muajin tetor, të kemi një kapërcim befasues të numrit të turistëve që kanë hyrë në vend. Nga 365 mijë në tetorin vjet, në 611 mijë këtë vit.

Kemi një nevojë në rritje për infrastrukturë mikpritjeje, por edhe nevojë për rritje të cilësisë së shërbimit. Jam i bindur që nëse do jemi ambiciozë dhe do bëjmë gjërat e duhur, ne padiskutim mund t’i afrohemi shifrës së 20 mln turistëve deri në vitin 2030.

Nuk ka pasur asnjë rritje të çmimit të energjisë në Shqipëri, por ka pasur një rritje në blerje nga importi. Nuk ka patur rritje për qytetarët, sepse diferencën mes çmimeve qeveria e ka mbuluar në mënyrë që fatura për çdo familje të mos ndryshojë. Po ashtu ne sot që përgatisim miratimin e buxhetit të vitit tjetër, shikojmë një tjetër shifër domethënëse.

Buxhetin e shtetit e kemi marrë 3 mld euro, sot e kemi 7 mld euro. Një buxhet 7 mld euro, i rritur në këtë periudhë me këto vështirësi të shkaktuara nga forca jashtë nesh, është një tjetër arsye për të parë se është hapur një portë e re për Shqipërinë. Paga mesatare në mes të vitit tjetër në Shqipëri do shkojë në 900 euro”, u shpreh ai mes të tjerash.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13 November, 2025
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

13 November, 2025
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

13 November, 2025
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result