PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare, me interes fjalimi i Edi Ramës! A do të ketë ndryshime në qeveri?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Socialiste do të mbledhë nesër pasdite Asamblenë Kombëtare, forumin e saj më të lartë vendimmarrës.

Mbledhja do të mbahet në orën 16:30 dhe pritet me mjaft interes fjalimi i kryeministrit Edi Rama, i cili, përveç objektivave për sezonin e ri politik, pritet të shpallë edhe emrat e sekretariatit të ri të partisë.

Në konferencën e fundit me gazetarët, kryeministri Rama nuk e përjashtoi mundësinë për ndryshime në qeverinë, kur tha se për këtë do duhej te pritej mbledhja e Asamblesë.

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë në muajin korrik, Rama shkarkoi nga detyra të gjithë sekretariatet, përfshi këtu edhe Sekretarin e Përgjithshëm, Damian Gjiknuri dhe komandoi në këtë detyrë, Blendi Klosin.

Share This Article