Kryeministri Edi Rama ka intensifikuar takimet me strukturat e Partisë Socialiste për përgatitjet për zgjedhjet vendore.
Pa kaluar 3 javë nga mbledhja e fundit e Kryesisë, Rama vendosi që të mbledhë sërish mëngjesin e ditës së sotme të gjithë anëtarët e Kryesisë në selinë rozë.
Raportohet se kryesocialisti ka folur për organizimin e zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm në mbledhjen që zgjati mbi 1 orë. Vetë Kryeministri Rama u paraqit që herët në mëngjes ditën e sotme në selinë rozë.
Ndërkohë, ai ka folur edhe për mediat, ku u shpreh se po finalizohet buxheti për vitin e arshshëm. Ai shtoi se inflacionion nuk e ka shkaktuar qeveria, por lufta.
Duke u ndalur tek opozita, Rama u shpreh se ajo premton vetëm izolim nga bota dhe se është e zhytur në thesin e rublave ruse.