PS në proces riorganizimi/ Kushi: 70% e administratës në Shijak janë gra dhe vajza

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa PS është tashmë zyrtarisht në proces riorganizimi, eksponentët e kësaj force politike kanë zbritur në terren ku po realizojnë takime intensive me bazën.

Nga Shijaku sekretarja  e gruas së PS Evis Kushi bëri me dije se në këtë Bashki, 70% e administratës janë vajza dhe gra të cilat me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre kontribuojnë në rritjen e performancës dhe shërbime më të mira për qytetarët.

Kushi thekson rëndësinë e kësaj pjesëmarrje dhe deklaron se do të vijojnë shtesat në menyrë që gruaja të ketë zë të rëndësishëm në vendimarrje.

Postimi i Kushit në Facebook:

Shijak – Super takim frymëzues me gratë dhe vajzat koordinatore të #FGS, deputetët Milva Ekonomi dhe Ilir Ndraxhi, si dhe kryetarin Elton Arbana.

Vetëm në Bashkinë Shijak rreth 70% e administratës janë gra dhe vajza, të cilat me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre kontribuojnë në rritjen e performancës dhe shërbime më të mira për qytetarët.

Do të punojmë së bashku  që t’i shtojmë radhët tona në PS dhe të jemi zë i fuqishëm, i vlerësuar dhe respektuar në politikë dhe vendimmarrje.

#ForumiiGruasSocialiste 

Share This Article