PS zgjedh 61 kandidatët për kryetar bashkie

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryesia e Partisë Socialiste ka emrat e kandidatëve për kryetarët e 61 bashkive që do të konkurojnë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Të hënën është afati i fundit i caktuar nga KQZ për regjistrimin e kandidatëve dhe PS i ka pothuajse të gjitha emrat me përjashtim të disa emrave në disa bashki të vogla të cilat priten të konkretizohen deri në darkë.

Kryesia e PS-se u mblodh paraditen e sotme.

Bashkia e Durrësit, Dibrës, Vorës e Shijakut duket kanë qenë më të vështirat për socialistët. Për bashkinë e Durrësit kandidate do të jetë Valbona Sako, aktualisht drejtoreshë e tatimeve. Në Dibër është caktuar Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore të Tiranës, Dionis Imeraj.

Në Vorë është vendosur emri i biznesmenit Agim Kajmaku ndërkohë që në Shijak është vendosur emri i kryetarit të PS-së në këtë qytet,  Elton Arbana. Në Shkodër PS do të konkurojë me Valdrin Pjetrin, i emëruar së fundmi në postin e prefektit në këtë qytet.

Mbeten të pacaktuar ende emrat e kandidatëve për kryetar bashkie në Devoll, Pustec, Has, Memaliaj.

Deri më tani nuk dihet se kush do të kandidojë nga partitë e opozitës, qoftë edhe si kandidat i pavarur pasi PD-LSI nuk janë regjistruar në zgjedhje.

ELBASAN

1.Elbasan    Gledian Llatja

2.Belsh       Arif Tafani

3.Cërrik       Andi Salla

4.Gramsh    Klodian Taçe

5.Librazhd   Kastriot Gurra

6.Peqin        ? (Nuk eshte vendosur)

7.Përrenjas   Nuri Belba

FIER

1.Fier          Armando Subashi

2.Lushnjë    Fatos Tushe

3.Divjakë    Fredi Kokoneshi

4.Patos       Rajmonda Balilaj

5.Mallakastër Qerim Ismaili

6.Roskovec   Majlinda Bufi

GJIROKASTËR

1.Gjirokastër  Flamur Golemi

2.Tepelenë     Tërmet Peçi

3.Këlcyrë        Klemend Ndoni

4.Libohovë     Luiza Mandi?

5.Memaliaj    E papërcaktuar

6.Përmet         Alma Hoxha

7.Dropull        Dhimitër Tola

SHKODËR

1.Shkodër        Valdrin Pjetri

2.Fushë-Arrëz  Fran Tuçi

3.Malësi e Madhe Tonin Marinaj

4.Pukë                Gjon Gjoni

5.Vau i Dejës    Mark Babani

DURRËS

1.Durrës      Valbona Sako

2.Krujë         Artur Bushi

3.Shijak        Elton Arbana

LEZHË

1.Lezhë       Pjerin Ndreu

2.Kurbin      Majlinda Cara

3.Mirditë     Ndrec Deda

BERAT

1.Berat        Ervin Demo

2.Kuçovë     Sybi Shehu

3.Poliçan   Adriatik Zotkaj

4.Skrapar  Adriatik Mema

5.Ura Vajgurore Juliana  Memaj

TIRANË

1.Tiranë      Erjon Veliaj

2.Vorë        Agim Kajmaku

3.Kamëz     Rakip Suli

4.Kavajë     Redi Kraja

5.Rrogozhinë Haxhi Memolla

KORCË

1.Korçë       Sotiraq Filo

2.Devoll    E papërcaktuar

3.Kolonjë   Erjon Isai

4.Maliq      Gëzim Topçiu

5.Pogradec Ilir Xhakolli

6.Pustec    e papercaktuar

KUKËS

1.Has         E pacaktuar flitet per Liman Morina

2.Kukës       Safet Gjici

3.Tropojë    Rexhë Biberaj

DIBËR

1.Bulqizë    Lefter Alla

2.Dibër       Dionis Imeraj

3.Klos         llmi Hoxha

4.Mat          Agron Malaj

VLORË

1.Vlorë        Dritan Leli

2.Konispol   Shuaip Beqiri

3. Sarandë   Ardian Gurma

4. Selenicë  Simbol Preza

5. Delvinë  Majlinda Qilimi

6. Himarë  Jorgo Goro

7. Finiq Kristo Kiço

Kryeministri Rama pasi doli nga kryesia deklaroi: “Nesër të gjithë të deleguarit sipas qarqeve do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara në prani të kandidatëve dhe grupeve drejtuese të fushatave elektorale dhe më pas nisim fushtën.  Kemi vendosur për të gjitha bashkitë. Janë disa detaje të fundit që janë çështje qarqesh. Të deleguarit kanë mandatet për ti përmbyllur të gjitha”


Share This Article