PSD dorëzuar nënshkrimet për seancën e thirrur për shpërndarje të Kuvendit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar nënshkrimet për seancën e thirrur për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Dardan Sejdiu, duke shtuar se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme në këto rrethana.

“Sot dorëzuam nënshkrimet për seancën e datës 22 Gusht, seancë kjo e thirrur për shpërndarjen e kësaj legjislature. Zgjedhjet janë rruga përpara, dhe në zgjedhje zgjidhja që duhet ofruar është programore. Partia Socialdemokrate është e gatshme dhe tash më e shtrirë gjithandej Kosovës, programin me masa e politika konkrete gati, ndërsa ekipin të etshëm për përballje demokratike e përmbajtësore. Rruga përpara është e qartë, një ekip me program, me guxim dhe dije”, ka shkruar Sejdiu.

Share This Article