Koalicioni AAK-PSD ka mbajtur një tubim parazgjedhor në qytetin e Ferizajt.
Përmes një komunikate për media të PSD-së, thuhet se “ky qytet i bukur i tha po fuqishëm koalicionit për 100% Kosovë. Sepse ne e kemi përkushtimin, e kemi dijen dhe e kemi guximin për t’ia ruajtur dinjitetin shtetit tonë”.
“Qeveria jonë do të jetë qeveri e zhvillimit, e barazisë dhe e mirëqenies. Ne jemi rruga drejt ekonomisë së zhvilluar, arsimit dhe shëndetësisë cilësore. Ne do të japim model se si qeveriset me transparencë dhe llogaridhënie. Me ne të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të trajtohen në mënyrë të barabartë. Prandaj, data 6 tetor është data e numrit 119. E numri 119 është numri për Kosovën 100% shtet”, thuhet në komunikatën e PSD-së.