ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 7 minutes ago
Nëntë persona me lëndime kërcënuese për jetën pas një sulmi masiv me thikë në tren në Cambridgeshire 15 minutes ago
Treni përplaset me kamionin në kalimin hekurudhor holandez (video) 22 minutes ago
‘Jepni paratë tuaja’, u thotë Billie Eilish miliarderëve(video) 25 minutes ago
Policia nxiton në vendin e sulmit në trenin e Cambridgeshire 34 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

PSD: njohja nga Serbia të vijë duke garantuar territorin e Kosovës

albnews by albnews
30 April, 2019
in Kosova
0
PSD: njohja nga Serbia të vijë duke garantuar territorin e Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia Socialdemokrate, lideri i së cilës udhëheq delegacionin shtetëror për negociatat me Serbinë, ka lëshuar komunikatë pas zhvillimeve të së hënës Berlin.

PSD-ja e sheh angazhimin e Francës dhe Gjermanisë si pozitiv dhe mundësi që të përmbyllet dialogu “i stërzgjatur” mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

RelatedPosts

Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës

Forcat ajrore shqiptare shpëtojnë turistin kosovar që u pickua nga gjarpri në një shteg malor në rajonin e Shkodrës

Takimi me liderët politikë, Osmani: Kurti ka kërkuar edhe një takim, presim deri në 5 nëntor

Partia e Ahmetit pret që dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje eksplicite e formale, dhe nga ajo të mos ketë cenim territorial.

Komunikata e plotë:

Samiti që mblodhi krerët e shteteve të rajonit bashkë me Bundeskancelaren znj. Angela Merkel, dhe Presidentin e Francës z. Emmanuel Macron (Samiti i Berlinit), ishte dëshmi e një intensifikimi të ri të përpjekjeve të vendeve kryesore të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Pavarësisht mungesës së rezultateve, ky Samit e dëshmoi një gjë: për Berlinin dhe Parisin (sikur edhe për Ëashingtonin gjë kjo e dëshmuar më herët) arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është prioritet rajonal.

 PSD mirëpret këtë angazhim dhe vullnet të vendeve mike të Kosovës. Ky përqendrim i shikimit kah rajoni dhe marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë paraqet një momentum të rëndësishëm në këtë proces, drejt përmbylljes së plotë të dialogut të stërzgjatur Kosovë Serbi me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Për ne, siç është përcaktuar edhe në Platformën shtetërore të Republikës së Kosovës, marrëveshja obligativisht duhet ta përmbajë njohjen nga Serbia, si parakusht i çfarëdo normalizimi të marrëdhënieve. Njohja duhet të jetë eksplicite dhe formale, duke garantuar pacenueshmërinë e kushtetutshmërisë, sovranitetit, dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Çfarëdo aranzhimi që bie ndesh me këto parime bazë e thellojnë tutje etnizimin e politikës në Republikën e Kosovës duke e cenuar parimin e barazisë së qytetarëve dhe funksionalitetin e Republikës në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Nuk mund të ketë marrëveshje tjetër e cila nuk e përmban këtë dispozitë meqë çka do tjetër poshtë njohjes, siç është dëshmuar edhe në këtë proces të stërzgjatur, është më shumë spostim i problemit se sa zgjidhje e tij. Njohja eksplicite dhe formale e shtetësisë së Republikës së Kosovës i hap rrugë zgjidhjes së shumë çështjeve tjera që Kuvendi i Republikës së Kosovës i ka identifikuar si çështje të hapura mes Kosovës e Serbisë.

 Në këtë drejtim me deklarimet e mëhershme të përfaqësuesve të vendeve me ndikim në rajon (ShBA, BE, etj.) paraqesin hapa të rëndësishëm para drejt formatizimit të dialogut ashtu siç e kërkon Platforma shtetërore, si Dialog për Normalizim përmes Njohjes. Kthim nga kjo pikë nuk mund të ketë.

Uniteti i brendshëm i forcave politike në këtë drejtim është jetik për të ardhmen e Republikës. Kushdo që e përfaqëson Republikën e Kosovës, dhe nuk i përmbahet parimeve udhërrëfyese të Platformës shtetërore, e dëmton mundësinë e koncensualitetit politik e shoqëror për Dialogun, dhe (edhe) kështu dëmton interesin e Republikës së Kosovës.

PSD ka përkrahur dhe është bërë pjesë e Delegacionit shtetëror duke e parë këtë si mënyrën e vetme të konsolidimit të qëndrimit shtetëror për Dialogun, parimet udhërrëfyese për të, dhe synimet e Kosovës nga ai. Duke e parë situatën konkrete në të cilën gjendej Kosova, me një çakordim të madh në mes të qëndrimeve politike të krerëve institucional e partive politike, ne kemi insistuar që Dialogu t’i bartet Kuvendit (Delegacionit të mandatuar nga Kuvendi) në mënyrë që të gjitha partitë politike, si dhe anëtarë nga shoqëria civile ta kenë vendin dhe zërin e tyre në këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin. Ikja nga këto parimet të dakorduara në Rezolutë e të materializuara në Ligjin për Delegacionin shtetëror e Platformën shtetërore për dialog, e kthen dialogun në një proces jotransparent, jo demokratik, të personalizuar, e rrjedhimisht të dëmshëm për vendin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

2 November, 2025
Nëntë persona me lëndime kërcënuese për jetën pas një sulmi masiv me thikë në tren në Cambridgeshire

Nëntë persona me lëndime kërcënuese për jetën pas një sulmi masiv me thikë në tren në Cambridgeshire

2 November, 2025
Treni përplaset me kamionin në kalimin hekurudhor holandez (video)

Treni përplaset me kamionin në kalimin hekurudhor holandez (video)

2 November, 2025
‘Jepni paratë tuaja’, u thotë Billie Eilish miliarderëve(video)

‘Jepni paratë tuaja’, u thotë Billie Eilish miliarderëve(video)

2 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result