Pse Cameron iku rrufeshëm nga Tirana, aq sa nuk u takua me presidentin? Zhvillimi që pritet të ndodhë në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari për Çështjet e Jashtme, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron, parashikohej që gjatë vizitës në Tiranë, të takohej edhe me presidentin Bajram Begaj dhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.

Diçka nuk shkoi sipas planit. Menjëherë pas deklaratës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ish-kryeministri britanik u largua drejt Londrës. Pikërisht kjo ndërprerje e vizitës sipas mediave britanike ka të bëjë me një zhvillim të rëndësishëm në pritje të ndodhë në Britaninë e Madhe.

Bëhet fjalë për një spekulim gjithnjë në rritje se gjatë mbledhjes së sotme qeveritare, kryeministri Rishi Sunak mund të propozojë mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme gjatë verës.

Share This Article