Bota
Pse dëshirojmë të udhëtojmë: Historia e pa-rrëfyer se si u bëmë turistë
Pandemia aktuale ka mbajtur të mbyllur në shtëpi shumicën nga ne. Gjatë 2 viteve të fundit, industria e udhëtimeve është rrënuar. Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, fluksi ndërkombëtar i turistëve në muajt janar-shtator 2021, pati një rënie prej 76 për qind.
Ky është një ndryshim dramatik me vitet e fundit para pandemisë. Ne duam të udhëtojmë. Duam që t’i hipim avionit, tragetit, makinës. Çdo gjëje që do të na çojë diku tjetër përveç se aty ky ndodhemi. Por bllokimet dhe karantinat nuk e kanë zbehur dëshirën tonë për të “parë vende”.
Sipas “IPK International”, një sondazh global tregoi se 60-90 për qind e të anketuarve të anketuar synojnë të udhëtojnë. Për evropianët, synimet për të udhëtuar jashtë vendit tani janë pothuajse 90 për qind kundrejt niveleve para-Covid. Për amerikanët, kjo shifër është rreth 70 për qind.
Për aziatikët, është 60 për qind, por me një tendencë të fortë rritëse muajt e fundit. Dhe e dini se çfarë është më interesante? Nga të gjithë personat që shprehën dëshirën për të udhëtuar, 81 për qind duan ta bëjnë këtë jo për biznes, as për të vizituar të afërmit, por për argëtim. Dëshira e pashuar për të qenë diku tjetër nga vendi ku je, është shumë e çuditshme. Njerëzit kanë udhëtuar gjithmonë, dhe kjo është shumë e vërtetë. Përgjatë historisë, ata kanë udhëtuar për t’i shpëtuar klimës së ashpër, urisë ose luftërave.
Pra shumica e njerëzve nuk kanë udhëtuar kurrë me dëshirën e tyre, dhe sigurisht jo për kënaqësi, apo për të kaluar kohën e lirë. Njerëzit e parë që udhëtuan vullnetarisht ishin tregtarët. Në hebraishten e lashtë, fjalët “tregtar” dhe “udhëtar” janë sinonime…
Rrugës ndesheshin shpesh ushtarë dhe lajmëtarë, shtetarë dhe studiues, studentë dhe lypsarë, pelegrinë dhe njerëz të kërkuar nga autoritetet. Por mbi të gjitha ishin tregtarët, ata që merreshin me tregtinë e erëzave, arin, mëndafshit, armëve dhe perlave.
Udhëtimi, si qëllim në vetvete, ishte i panjohur deri në shekullin XVIII. Atëherë nga lindi ideja e udhëtimit për kënaqësi, turizmi? Si u bëmë turistë? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, duhet të gërmojmë më thellë në histori. Fjalori anglisht i Oksfordit, e daton përdorimin e parë të termit “turne” (tour) përafërsisht në vitin 1670.
Me origjinë nga frëngjishtja e vjetër, ky term do të thotë “kthesë” dhe i referohet gjithashtu një lëvizjeje rrethore; pra një udhëtim që rikthehet në pikën e tij fillestare . Dhe në fillimet veta ai ishte një ekskursion edukativ për të pasurit, të ashtuquajturat “Grand Tour”.
Të rinjtë e shtresave të pasura angleze, dërgoheshin në vende të gjera të Evropës kontinentale si pjesë e arsimimit të tyre. Shpesh vizitat e tyre zgjasnin të paktën një vit, në mos me vite. Por gjërat nisën të ndryshonin. Duke nisur nga vitet 1780, shtresat e mesme e profesionistëve përbënte pjesën më të madhe të “Grand Tour”, duke përfaqësuar 60 për qind të udhëtarëve. Ndërkohë në vitin 1811 ndeshim përdorimin e parë të fjalës “turizëm” (tourism). Por kënaqësia nuk konsiderohej ende si një arsye e rëndësishme për të udhëtuar. Por çfarë ndryshoi? Nga fundi i shekullit XVIII-të, në Evropë nisi të shpërbëhej rendi i vjetër feudal.
Pra po perëndonte bota e padronëve dhe bujkrobërve, duke i lënë botës së sapokrijuar të borgjezisë dhe proletariatit. U shpërbënë çifligjet dhe mbretëritë, dhe lindën shtetet kombëtare.
Këto i kthyen të gjithë në qytetarë të barabartë. Në parim, çdo qytetar u bë i barabartë (në praktikë, në disa vende, do të duhej më shumë se një shekull tjetër që e drejta e votës t’u shtrihej edhe grave). Dhe nacionalizmi u dha njerëzve një arsye të re për të udhëtuar, për të parë pjesën tjetër të vendit.
Shumë njerëz nuk mund ta shihnin fizikisht të gjithë vendin e tyre, por sigurisht që mund të shihnin monumentet e mëdha kombëtare, që janë paraqitjet fizike të kombit. Ndaj lindën muzetë kombëtarë, si një institucion i ri për të mbledhur, kategorizuar dhe shfaqur fuqinë e një kombi ose perandorie.
Kombet u përpoqën të ndërtonin monumente kombëtare, për të theksuar përparimin e tyre kombëtar shkencor dhe industrial. Kështu e famshmja Kulla Eifel në Paris përfundoi në vitin 1889. Statuja e Lirisë iu dhurua SHBA-së nga Franca në vitin 1886, dhe u shpall si monument kombëtar në vitin 1924.
Monumentet kombëtare, vazhduan të kopjohen në të gjithë botën. Po kështu lindën edhe parqet kombëtare. Në 1864, u krijua hapësira tokësore e parë e mbrojtur nga shteti, kur presidenti amerikan Abraham Linkoln nënshkroi ligjin për mbrojtjen e Luginës së Josemitit. Parku Kombëtar i Jelloustounit në SHBA, u shpall parku i parë kombëtar në botë në vitin 1872.
Sot në mbarë botën ka më shumë se 4000 parqe kombëtare. Gjithsesi, njerëzit duhej të nxiteshin të hidhnin hapat e parë si turistë, në një botë tërheqëse që po zgjerohej me shpejtësi. Plazhet ishin dikur mjedise të frikshme. Ndaj plazhet e egra duhej të shndërroheshin në vendpushime, ku njerëzit të shijonin diellin dhe detin.
Shkrimtarët romantikë, artistët dhe borgjezia e sapo-shfaqur ndihmuan në krijimin e një narrative të re të plazhit si një vend energjik, për t’u shëruar dhe ripërtërirë fizikisht dhe shpirtërisht. Biznesmenët ndërhynë menjëherë për të krijuar produkte dhe shërbime të reja.
Anglezi Tomas Kuk ishte një nga këta pionierë. Ai ishte organizator Ekspozitës së Madhe të Londrës në vitin 1858, kur dhjetëra mijëra njerëz të klasës punëtore udhëtuan me tren për të marrë pjesë në të. Po ashtu Kuk ishte pionier edhe i atij që ne sot e quajmë turizëm ndërkombëtar.
Ai krijoi turne në qytete të tilla si Parisi, Brukseli dhe Këlni, dhe në fund në mbarë botën.
Kuk themeloi kompaninë e udhëtimit “Thomas Cook & Son”. Ajo nuk ekziston më sot, por risitë e Tomas Kuk vazhdojnë të jetojnë, broshurat udhërrëfyese, rezervimet e udhëtimit, madje edhe paraardhësit e çeqeve të udhëtarëve (që sot janë zëvendësuar nga kartat e kreditit, të cilat nga ana e tyre po sfidohen nga aplikacionet globale të pagesave ). Pa këto risi, nuk ka gjasa që ne të jemi në gjendje të udhëtojmë aq shumë sa sot. / History of Yesterday – Bota.al
Bota
Raporti amerikan zbulon se sa armë bërthamore zotëron Kina dhe a mund të sulmojë SHBA-të!
Një raport i ri i Pentagonit detajon aftësitë raketore bërthamore të Kinës dhe aftësinë e saj për të goditur Shtetet e Bashkuara në rast të një lufte botërore.
Raporti, i cili iu dorëzua Kongresit më 23 dhjetor, thotë se Kina është e aftë të godasë pjesën më të madhe të SHBA-së me raketat DF-31.
Raporti nënvizon:
“Përforcimi historik ushtarak i Kinës e ka bërë kontinentin e SHBA-së gjithnjë e më të prekshëm. Kina mban një arsenal të madh dhe në rritje të armëve bërthamore, detare dhe konvencionale me rreze të gjatë veprimi, si dhe aftësi kibernetike dhe hapësinore, të afta të kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë e amerikanëve”.
Qëllimi përfundimtar i Kinës
Departamenti Amerikan i Luftës pretendon se qëllimi përfundimtar i Kinës është të bëhet një superfuqi globale deri në vitin 2049, e aftë të mbrojë të gjitha interesat e vendit.
Me një ushtri të klasit botëror, Departamenti Amerikan beson se Kina do të kërkojë të pushtojë Tajvanin dhe ta përfshijë atë në Kinë, pasi ajo tashmë e pretendon ishullin si pjesë të shtetit kinez.
Raporti tha gjithashtu se Kina ka të paktën 100 raketa balistike ndërkontinentale (ICBM) DF-31, të cilat janë zhvendosur në vende nëntokësore lëshimi, të njohura si silos. Këto raketa kanë një rreze veprimi prej 11,000 kilometrash, duke mbuluar pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara.
Këto silura janë vendosur në zona të largëta në Kinën veriore dhe perëndimore: në Hami, Xinjiang, Yumen, Gansu dhe Yulin, Mongolia e Brendshme, pranë kufirit me Mongolinë. Edhe pse Kina vlerësohet të ketë gjithsej 320 silo në këto tre zona, SHBA-të besojnë se vetëm 100 prej tyre janë të pajisura me raketa.
“Trump kërkon paqe”
Duke folur për Daily Mail, një zyrtar i lartë i Departamentit të Luftës tha se Donald Trump dhe administrata e tij po kërkojnë të ulin tensionet dhe në fund të fundit të shmangin çdo konflikt global, siç është një Luftë e Tretë Botërore.
“Presidenti Trump kërkon një paqe të qëndrueshme, tregti të drejtë dhe marrëdhënie të respektueshme reciprokisht me Kinën. Departamenti i Luftës do të mbështesë qëllimin e Presidentit duke hapur një gamë më të gjerë komunikimesh ushtarake me Ushtrinë Çlirimtare Popullore dhe duke kërkuar mënyra të tjera për t’i bërë të qarta qëllimet tona paqësore”, tha ai.
Frika e republikanëve
Megjithatë, disa republikanë kanë paralajmëruar për “kërcënimin” që Kina përbën për SHBA-të në të ardhmen.
Sipas një raporti nga ‘Politico’, përfaqësuesi Nathaniel Moran paralajmëroi se Kina mund të kthehet kundër SHBA-së në sektorin farmaceutik, pasi furnizon rreth 80% të përbërësve aktivë farmaceutikë të përdorur në Shtetet e Bashkuara.
“Brenda natës, Kina mund të mbyllë rubinetin dhe shumë produkte thelbësore farmaceutike, madje edhe gjëra si aspirina, mund të zhduken nga zinxhiri i furnizimit në Shtetet e Bashkuara”, paralajmëroi ai.
Ai iu referua gjithashtu fuqisë ushtarake në rritje të vendit dhe shtoi:
“Ne e dimë se qëllimi afatgjatë i Kinës është në thelb dominimi ekonomik, diplomatik dhe ushtarak në të gjithë botën, dhe ata i shohin Shtetet e Bashkuara si një kundërshtar”.
Bota
VIDEO/ Alarm pranë Stambollit, 2 anije cisternë përplasen mes tyre në Detin e Marmarasë!
Një alarm u dha në lagjen Floria të Stambollit, kur dy anije cisterna me flamuj azerbajxhanas dhe turk dërguan një sinjal rreziku.
Incidenti ndodhi në brigjet e Bakirkoy, në Turqi, ndërsa autoritetet kompetente mobilizuan menjëherë ekipet e shpëtimit.
Sipas një deklarate nga Ministria turke e Transportit dhe Infrastrukturës, dy anijet cisterna “ranë në kontakt ndërsa ishin të ankoruara në zonën Kucukcekmece. Ato janë anije cisternë KALBAJAR 141 metra e gjatë dhe ALATEPE 115 metra e gjatë”.
Siç u theksua në njoftim, për shkak të afërsisë së anijeve me bregdetin dhe raportimit të kontaktit midis tyre, ekipet e shpëtimit në tokë, si dhe një rimorkiator, që i përkiste Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë Bregdetare, u dërguan menjëherë në vendngjarje.
Deri më tani, nuk është raportuar asnjë informacion për lëndime apo ndotje detare, ndërsa shërbimet kompetente vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi incidenti.
Bota
Kina rrit tensionet: Lëshon raketa drejt Tajvanit dhe rrethon ishullin me luftanije
Kina ka intensifikuar ndjeshëm presionin ushtarak ndaj Tajvanit, duke lëshuar raketa dhe duke zhvilluar stërvitje të mëdha ushtarake rreth ishullit, në atë që konsiderohet një nga manovrat më të rrezikshme të viteve të fundit.
Sipas mediave ndërkombëtare, gjatë ditës së dytë të stërvitjeve ushtarake, forcat kineze kanë lëshuar raketa në ujërat në veri dhe jug të Tajvanit, si pjesë e një simulimi për bllokimin e ishullit. Ushtria kineze zhvilloi rreth 10 orë trajnime intensive, duke përfshirë sulme ajrore, detare dhe operacione kundër nëndetëseve.
Stërvitjet, të quajtura “Misioni i Drejtësisë 2025”, vijnë vetëm 11 ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan një paketë ndihme ushtarake prej 11.1 miliardë dollarësh për Tajvanin, çka ka shkaktuar reagim të ashpër nga Pekini.
Autoritetet kineze deklaruan se manovrat kanë për qëllim parandalimin e çdo ndërhyrjeje të huaj. “Çdo forcë që përpiqet të ndërhyjë në çështjet e Kinës do të përballet me pasojat”, u shprehën zyrtarë nga Zyra për Çështjet e Tajvanit.
Tensionet janë shtuar edhe pas deklaratave të kryeministrit japonez, i cili sugjeroi se Japonia do të reagonte në rast të një sulmi ndaj Tajvanit. Në këtë kuadër, presidenti kinez Xi Jinping ka promovuar komandantin e Komandës Lindore, duke sinjalizuar gatishmërinë ushtarake të Pekinit.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania11 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
-
Kosova1 day agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
