• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, August 22, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Pse disa njerëz arrijnë të jetojnë mbi 100 vjeç dhe të tjerët jo?

Pse disa njerëz arrijnë të jetojnë mbi 100 vjeç dhe të tjerët jo?

by albnews
7 December, 2021
in Bota
0
0
VIEWS

Nga Richard Faragher & Nir Barzilai

Një burrë 35-vjeçar ka vetëm 1.5 për qind shanse që të vdesë brenda10 viteve të ardhshme. Por i njëjti burrë në moshën 75-vjeçare, ka 45 për qind shanse që të vdesë para se të mbushë 85 vjeç. Është e qartë se plakja është një gjë e keqe për shëndetin tonë.

Aspekti pozitiv është se dekadat e fundit kemi shënuar një përparim të paparë sa i përket kuptimit të mekanizmave themelorë që kontrollojnë plakjen dhe sëmundjet e moshës së thyer.Disa procese biologjike të lidhura ngushtë me të, të quajtura ndonjëherë “shenjat dalluese të plakjes”, përfshirë furnizimin tonë me qeliza staminale dhe komunikimin midis qelizave, veprojnë për të na mbajtur të shëndetshëm në fillim të jetës sonë.

Problemet nisin të lindin pasi këto qeliza fillojnë që të dështojnë në funksionin e tyre. Aktualisht po zhvillohen teste për të parë nëse synimi i disa prej këtyre shenjave dalluese, mund të përmirësojë sëmundjen e veshkave, aspektet e funksionit imunitar dhe alveolat e mushkërive të lidhura me moshën.

Por fatkeqësisht, pyetje të tjera të mëdha mbi biologjinë e plakjes, vazhdojnë të mbeten pa përgjigje. Për të vlerësuar se cilat janë këto dhe si t’u japim përgjigje, Federata Amerikane për Kërkimet mbi Plakjen, një organizatë bamirëse, organizoi kohët e fundit një seri takimesh me shkencëtarët më të njohur të fushës.

Ekspertët ranë dakord se të kuptuarit e asaj që është e veçantë tek biologjia e njerëzve që jetojnë më shumë se një shekull, mbetet ende një sfidë kryesore. Këta 100 vjeçarë përbëjnë më pak se 0.02 për qind të popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar, por e kanë tejkaluar me gati 50 vjet jetëgjatësinë e bashkëmoshatarëve të tyre (të lindurit në vitet 1920, zakonisht kishin një jetëgjatësi më të vogël se 55 vjeç).

Po si ia dalin të jetojnë aq gjatë?Ne e dimë në përgjithësi se 100 vjeçarët jetojnë kaq gjatë sepse janë shumë të shëndetshëm. Ata qëndrojnë në shëndet të mirë për rreth 30 vjet e më shumë se sa shumica e njerëzve normalë, dhe kur sëmuren para se të vdesin, kjo ndodh për një kohë shumë të shkurtër.

Ky “kompresim i sëmundshmërisë”, është padyshim i mirë për ta, por i sjell dobi edhe shoqërisë në tërësi. Në SHBA, kostot e kujdesit mjekësor për 1njeri mbi 100vjeç në dy vitet e fundit të jetës së tij, janë 1/3 e atyre që vdesin në të 70-at (shumica e 100 vjeçarëve nuk kanë nevojë as të shkojnë tek mjeku).

Po ashtu fëmijët e atyre që jetojnë mbi 100-vjeç janë shumë më të shëndetshëm se mesatarja, gjë që tregon se ata po trashëgojnë diçka të dobishme nga prindërit e tyre. Por a është përcaktuese gjenetika apo mjedisi në jetëgjatësinë e tyre të pazakontë?

Por a janë vërtet këta njerëz model se si është një mënyrë jetese e shëndetshme? Për popullatën e përgjithshme, pasja nën kontroll e peshës, mos–pirja e duhanit, pirja e moderuar e alkoolit dhe ngrënia e të paktën 5 racioneve me fruta dhe perime në ditë mund të rrisë deri në 14 vjet jetëgjatësinë, krahasuar me dikë që nuk bën asnjë nga këto gjëra.

Por çuditërisht, ky nuk duket se është rasti për njerëzit që jetojnë gjatë. Një studim zbuloi se deri në 60 për qind e 100 vjeçarëve hebrenj Ashkenazi, kanë pirë shumë duhan shumicën e jetës së tyre, gjysma kanë qenë obezë gjatë të njëjtës periudhë kohore, më pak se gjysma bëjnë ushtrime fizike të moderuara dhe më pak se 3 për qind janë vegjetarianë. E megjithatë krahasuar me bashkëmoshatarët me të njëjtin konsum ushqimi, pasuri dhe peshë trupore, ata janë 50 për qind më pak të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ndaj duket sikur ka diçka të jashtëzakonshme tek këta njerëz. A mund të jetë kjo për shkak të gjenetikës së rrallë? Nëse po, atëherë kjo mund të funksionojë në 2 mënyra. Këta njerëz mund të kenë variante gjenetike të pazakonta që ia zgjasin jetën, ose mund t’u mungojnë variantet e zakonshme që shkaktojnë sëmundje dhe dëmtime të vonshme.

Disa studime, duke përfshirë studimin tonë, kanë treguar se 100 vjeçarët kanë po aq variante gjenetike të këqija sa edhe popullata në përgjithësi. Madje disa prej tyre bartin 2 kopje të gjenit më të madh, që njihet për rrezikun e shkaktimi të sëmundjes së Alzheimerit (APOE4), e megjithatë nuk preken nga kjo sëmundje.

Kësisoj,një hipotezë e besueshme është se 100 vjeçarët mbartin variacione të rralla gjenetike të dobishme, dhe jo mungesë të atyre të pafavorshme. Mbi 60 për qind e tyre kanë ndryshime gjenetike që i ndryshojnë ato. Por këta njerëz janë të ndryshëm nga ne të tjerët edhe në mënyra të tjera.

Për shembull, ata priren që të kenë nivele të mira të kolesterolit, duke lënë të kuptohet se mund të ketë disa arsye për jetëgjatësinë e tyre. Tek e fundit, 100 vjeçarët janë në vetvete “eksperimente natyrore”, që na tregojnë se është e mundur të jetohet gjatë dhe me një shëndet shumë të mirë, nëse kemi disa veçanti që nuk i kanë të tjerët, shumica e të cilave mbeten ende të pa kuptuara nga ekspertët. / “The Conversation” – Bota.al

Previous Post

Britani, sektori i ndërtimit shënon rritjen më të madhe në 4 muajt e fundit

Next Post

Epoka e një mijë të vërtetave

albnews

albnews

Related Posts

Aeroplani spiun rus shfaqet pranë Alaskës – amerikanët ngritën në ajër F-16
Bota

Aeroplani spiun rus shfaqet pranë Alaskës – amerikanët ngritën në ajër F-16

22 August, 2025
Dokumentet e deklasifikuara amerikane/ Zbulohet biseda, një vit pas sulmeve ndaj Serbisë, Clinton ishte gati ta pranonte Rusinë në NATO. Premtimi për Putinin
Bota

Dokumentet e deklasifikuara amerikane/ Zbulohet biseda, një vit pas sulmeve ndaj Serbisë, Clinton ishte gati ta pranonte Rusinë në NATO. Premtimi për Putinin

22 August, 2025
VIDEO/ Avioni luftarak merr flakë sapo ngrihet nga pista
Bota

VIDEO/ Avioni luftarak merr flakë sapo ngrihet nga pista

22 August, 2025
Next Post
Epoka e një mijë të vërtetave

Epoka e një mijë të vërtetave

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Rezultatet e dobëta të testeve kombëtare në Britani shkaktojnë alarm

Rezultatet e dobëta të testeve kombëtare në Britani shkaktojnë alarm

22 August, 2025
‘Dua të shoh familjen’, i burgosuri shqiptar bën TikTok nga qelia në Britani: Ushqimi këtu është i tmerrshëm

‘Dua të shoh familjen’, i burgosuri shqiptar bën TikTok nga qelia në Britani: Ushqimi këtu është i tmerrshëm

22 August, 2025
Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për uri të tmerrshme në Gaza: Izraeli të heqë dorë nga këto praktika

Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për uri të tmerrshme në Gaza: Izraeli të heqë dorë nga këto praktika

22 August, 2025
Studentë, kujdes me vizat e studimit në SHBA, ambasada amerikane në Tiranë sqaron arsyet e anulimit

Studentë, kujdes me vizat e studimit në SHBA, ambasada amerikane në Tiranë sqaron arsyet e anulimit

22 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5775 shares
    Share 2310 Tweet 1444
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2949 shares
    Share 1180 Tweet 737
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2852 shares
    Share 1141 Tweet 713
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2077 shares
    Share 831 Tweet 519
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1916 shares
    Share 766 Tweet 479
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM