Shqiptarët duhet të protestojnë më 22 dhjetor sepse durimi nuk është i pafund dhe heshtja nuk është më zgjidhje, shkruan sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj.
Sipas saj, çdo ditë paguhet më shtrenjtë për të jetuar më keq, ndërsa puna humbet dinjitetin, pensioni mbijetesën dhe e ardhmja shpresën.
Kur shteti flet, por nuk dëgjon, protesta mbetet forma e fundit e qytetarisë aktive dhe vetërespektit, shkruan Hysaj në thirrjen e saj.
Reagim nga Jola Hysaj:
Sepse durimi nuk është pafund dhe heshtja nuk është zgjidhje. Shqiptarët duhet të protestojnë sepse çdo ditë po paguajnë më shtrenjtë për të jetuar më keq. Sepse puna nuk garanton më dinjitet, pensioni nuk garanton mbijetesë dhe e ardhmja nuk garanton shpresë.
Duhet të protestojnë sepse shteti po flet, por nuk po dëgjon. Sepse vendimet merren larg qytetarëve, ndërsa pasojat bien mbi ta. Sepse drejtësia selektive, mungesa e transparencës dhe papërgjegjshmëria politike kanë gërryer besimin publik.
Protesta e 22 dhjetorit është një vijë ndarëse: mes dorëzimit dhe qytetarisë aktive. Nuk është akt rebelimi, por akt vetërespekti. Është kërkesë e qartë që pushteti të kthehet te misioni i tij: shërbimi ndaj njerëzve.
Të mos protestosh do të thotë të pranosh normalizimin e padrejtësisë. Të protestosh do të thotë të mbrosh të drejtën për një jetë të jetueshme në vendin tënd. Dhe kjo është arsye e fortë, e thellë dhe e mjaftueshme për të dalë në shesh.
https://www.instagram.com/reel/DSifTkkjhbV/?igsh=bTRsanZxc2g3cThw




