Pse dysheqet janë të ngritur nga toka?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa gjëra në jetë i marrim si të mirëqena në ekzistencën e tyre, pa pritur për të mësuar diçka më shumë mbi ta. I tillë është edhe krevati, një ndër hapësirat më të dashura për çdo njeri, sidomos në mëngjes.

Mirëpo, a dini arsyen se përse krevatet janë të ngritura nga dyshemeja?

Ka një arsye! Kjo praktikë filloi në Egjiptin e Lashtë dhe vazhdoi më pas në shumë kultura të tjera për të ardhur, deri në ditët e sotme.

Kjo sepse njerëzit e kuptuan se ishte shumë ftohtë në dysheme dhe prandaj vendosën që t’i ngrinin nga toka. Dikur shtëpitë ishin më të thata dhe nga poshtë dyerve hynte ajri i ftohtë, për rrjedhojë u pa kjo zgjidhje praktike që vijon të ndiqet edhe sot.

Gjithashtu, në këtë mënyrë, njerëzit mund të mbanin më lehtë shtretërit e tyre të pastër. Në shtëpitë e thjeshta, dyshemetë dikur ishin shumë më të ndotura se sot, dhe e gjithë ajo papastërti zakonisht migronte në shtretër.

Share This Article