Pse e shqetëson PS-në fushata e Albin Kurtit në Tiranë

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Albin Kurti ka hedhur një hap që nuk ka ndodhur në Shqipëri që prej kohës kur Ibrahim Rugova i ndjerë bënte fushatë në Shqipëri përkrah Sali Berishës. Madje kryeministri i sapovotuar i Kosovës ka shkuar edhe me tej, ai ka zgjedhur të bëjë fushatë elektorale për partinë e tij Vetëvendosje dhe ka deklaruar se do të vijë të hedhë votën në zgjedhjet e 25 prillit. 

Kurti ndërmori një turne tre ditor për të mbështetur tre kandidatët e Vetëvendosjes në LezhëTiranë dhe Gjirokastër. Fillimisht ai përdori pretekstin e përvjetorit të besëlidhjes në Lezhë për të mbështetur atë që e konsideroi si mikun e tij, Iliaz Shehun. Në këtë prelud fushate Vetëvendosja ishte kujdesur ti jepte promovimit një aureolë mbarë kombëtare. Në promovimin e Shehut morën pjesë politikanë shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva.

Po e përmasave jo të zakonshme qe edhe ajo që u organizua për shefin e zyrës së vetëvendosjes në Tiranë, Bojken Abazi. Albin Kurti e quajti atë një faktor për të nisur ndryshimin në Shqipëri: “Boikenin e njoh prej më se 15 vitesh dhe bashkëpunoj me të. Ai është i ndershëm e i qëndrueshëm, i arsimuar mirë dhe studioz, i matur dhe i guximshëm. Boikeni as nuk shitet, as nuk blihet. Prandaj, do ta mbështesim Boikenin dhe do ta çojmë në Kuvendin e Shqipërisë, që ta nisim ndryshimin” tha ai gjatë një konference për shtyp në krah të tij.

“Kjo është e treta e vërteta” tha albin Kurti për takimin e tij të radhës me Kreshnik Merxhanin gjatë vizitës që i bëri kandidatit të Gjirokastrës.

Prezantimin e tre kandidatëve të tij Kurti e bëri në kuadrin e një fushate që synonte të kumtonte se Shqipëria ka nevojë për ndryshim, se ajo e ka të domosdoshme të bëhet një vend më demokratik “ku postiet publike i mbajnë ata që duan të shërbejnë dhe jo ata që kërkojnë të sundojnë”. Albin Kurti theksoi në Tiranë se Vetëvendosja do u drejtohet “shqiptarëve të pakënaqur që janë shpresa e ketij vendi”.

Por po të shihet me vëmendje e gjithë fushata tre ditore e kurtit në Tiranë u shoqërua nga një sulm i egër nga të gjitha mediat pranë PS dhe qeverisë. Këtë furi nuk e uli as dreka informale e dy kryeministrave as dhe deklaratat e kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës se ai do ta shpinte më lart bashkëpunimin me homologun e vet në Tiranë.

https://lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/IMG_3251.mp4?_=2

Po përse ndodhi kjo?

E para për arsye praktike. Duke shpallur se synon elektoratin e pakënaqur, pra edhe ata të cilëve Rama u drejtohet që të mos votojnë këtë herë për inat të tij (video poshte), Albin Kurti duket se synon të njëjtët njerëz të zhgënjyer nga Rama që e duan të majtën por nuk e gjejnë atë tek rilindja.

Dhe nëse PS ka bërë çmos për të krijuar parti të vogla në të djathtë për të fragmentarizuar votën e opozitës, papritmas i sheh të dalë një forcë në të majtë. Dhe kjo e dëmton numerikisht strategjinë e saj.

Por e dyta dhe më thelbësorja është se Vetëvendosja e Kurtit e bën të duket surogato të majtën e Ramës në Tiranë. Ajo nxjerr në ditën e diellit këtë të majtë që flirton me oligarkët, që ka rritur gjatë tet viteve të saj paparazitëm dhe që ka varfëruar më shumë shtresat e varfra. Pra ndonëse ka vetëm tre kandidatë, në këto zgjedhje Vetëvendosja e korrupton në imazh aureolën e PS si parti e shtresave të paprivilegjuara. Prandaj tre ditë e fushatës së Kurtit në Shqipëri, u shoqëruan me aq shumë kritika, mallkime dhe sulme personale nga mediat pro qeveritare.

Share This Article