Një grua e cila thuhet se humbi djalin e saj si rezultat i granatimeve të qytetit Dnipro-s mallkoi presidentin rus Vladimir Putin si dhe siç raporton Nexta të gjithë bandën e tij të kriminelëve të luftës.
“Pse e vrave? Çfarë i ke bërë djalit tim? Të mallkova deri në brezin e shtatë. Do të mallkohesh nga unë dhe nga të gjitha nënat që derdhen lot”, tha gruaja.
Videoja e gruas u publikua në Twitter nga Nexta.
Ndryshe, sot sulmet ruse me raketa goditën një ndërtesë apartamentesh në qytetin Dnipro. Si rrjedhojë e këtij sulmi mbeten të vrarë pesë persona dhe të lënduar 39.