Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the svp domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /var/www/wptbox/wp-includes/functions.php on line 6121
Pse Gjermania ka nevojë më shumë se kurrë për Kinën < ALB UK News

ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Donald Trump: Do të flas shumë shpejt me Putin. Do i shihni gjërat të ndodhin nëse SHBA do jetë e pakënaqur me vendimet e tij 17 hours ago
Sondazhi i Eurobarometrit- Shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen për anëtarësimin në BE, serbët të fundit 17 hours ago
Dua Lipa ndez skenën në Toronto me një performancë tejet të ‘nxehtë’ dhe provokuese 20 hours ago
Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, dyshime se përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri 20 hours ago
Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina 21 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Pse Gjermania ka nevojë më shumë se kurrë për Kinën

albnews by albnews
4 November, 2022
in Bota, Opinion
0
Berlin: Ceremonitë që varrosën “Ballkanin e Hapur”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Analizë nga Michelle Toh dhe Anna Cooban, CNN Business

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, mbërriti të premten në Kinë me një grup drejtuesish të kompanive private, duke dërguar një mesazh të qartë: biznesi me ekonominë e dytë më të madhe në botë duhet të vazhdojë.

RelatedPosts

Tramvaji historik ‘Gloria’ doli nga shinat dhe la 17 të vdekur, dëshmitarët: Ra si kuti kartoni, nuk kishte frena

Pre e sulmit ra Von der Leyen – Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it?

Dronët dhe AI tronditin rendin global të industrisë së mbrojtjes

Scholz u takua me liderin kinez Xi Jingping në Pekin, pasi mbërriti atje të premten në mëngjes dhe pasdreke u prit edhe nga kryeministri Li Keqiang.

Sipas burimeve pranë takimit, bashkë me Scholz për vizitën njëditore ishin edhe drejtues të 12 titanëve të industrisë gjermane, përfshirë CEO-t e Volkswagen, Deutsche Bank, Siemens dhe kompanisë së kimikateve BASF. Ishte parashikuar që ata të takoheshin me përfaqësues të kompanive kineze me dyer të mbyllura.

Grupi hyri në Kinë pa iu nënshtruar karantinës së detyrueshme 7-ditore, siç është standard për të gjithë të tjerët. Punëtorët me kostume mbrojtëse u panë të inspektonin avionin e Scholz në aeroportin e Pekinit për të testuar delegacionin gjerman për Covid-19.

Gjatë takimit të së premtes në mëngjes mes dy liderëve, Xi bëri thirrje që Gjermania dhe Kina të punojnë bashkë mes një situate ndërkombëtare komplekse dhe të ndryshueshme dhe sipas CCTV tha se vizita “do të rriste mirëkuptimin dhe besimin e përbashkët, duke bashkëpunuar në fusha të ndryshme dhe planifikuar fazën e ardhshme të marrëdhënieve gjermano-kineze”.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat me kryeministrin Li, Scholz tha se marrëdhëniet ekonomike të Gjermanisë me Kinën ishin “vështirësuar” shumë së fundmi për shkak se Pekini po vështirësonte qasjen në disa nga tregjet e veta. “Po shohim se në Kinë ka diskutime për më shumë autonomi dhe më pak lidhje ekonomike. Këto pikëpamje duhen diskutuar”, tha Scholz.

Vizita e kancelarit gjerman, e para nga një lider i G7-tës në Kinë në gati 3 vite, vjen teksa vendi po rrëshqet në recesion. Por gjithsesi, pas saj u rritën shqetësimet se ekonomia më e madhe e Europës ka ende lidhje të ngushta me Kinën.

Që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Gjermania është detyruar të ndërpresë varësinë e hershme nga energjia ruse. Pekini ka deklaruar se miqësia me Moskën nuk ka kufi, ndërsa marrëdhëniet e Kinës dhe Shtetet e Bashkuara po përkeqësohen.

Por tani, edhe brenda koalicionit qeverisës të Scholz ka nervozizëm për lidhjet e Gjermanisë me Kinën. Tensioni u vu më shumë në dukje së fundmi gjatë një debati mbi kompaninë shtetërore kineze Cosco për të blerë 35% të aksioneve të operatorit në një prej katër terminalet e portit të Hamburgut. Nën presion nga disa anëtarë të qeverisë, investimi u kufizua në 24,9%.

Marrëveshja e mundshme ka rritur shqetësimet në Gjermani se marrëdhëniet e ngushta me Kinën do të lënë të ekspozuar ndaj presionit të Pekinit infrastruktura kritike të vendit dhe se nga kjo do të përfitojnë në mënyrë të padrejtë kompanitë kineze.

Por Gjermania nuk është në pozicion të fortë për t’i bërë ballë Pekinit pasi po has vështirësi në sfidën për të ringjallur ekonominë. Konsumatorët dhe kompanitë kanë mbajtur peshën më të madhe të krizës energjetike në Europë dhe recesioni i thellë është te dera.

Lisandra Flach, drejtore e Qendrës për Ekonomi Ndërkombëtare, thotë për CNN Business që, nëse Bashkimi Europian dhe Gjermania do të ndaheshin nga Kina, kjo do të sillte humbje të mëdha në Prodhim e Brendshëm Bruto të ekonomisë gjermane.

Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore vlerëson që nëse ulet ndjeshëm tregtia mes Bashkimit Europian dhe Kinës, GDP-ja gjermane do të ulej me 1%. Gjermania duhet të zgjerojë tregjet e eksporteve pasi lidhjet me Rusinë – dikur furnizuesi më i madh me gaz i vendit – vijojnë të shpërbëhen.

Presion mbi Berlinin
Teksa vendet perëndimor kanë vendosur sanksione të rënda ekonomike mbi Rusinë, Kina ka mbajtur publikisht “neutralitetin” e vet në luftë, ndërsa fuqizon marrëdhëniet tregtare me Moskën. Kjo ka shkaktuar reagime në Europë, ku disa kompani kanë nisur të kenë kujdes në tregtinë me Kinën, për shkak të kufizimeve strikte si pasojë e politikës “zero Covid”.

Presioni në Berlin po rritet edhe për problemet e Kinës me të drejtat e njeriut. Në një letër të hapur të publikuar të mërkurën, një koalicion prej 70 grupesh të shoqërisë civile i bënin thirrje Scholz-it që ta rimendonte udhëtimin në Pekin, me arsyetimin se Berlini po largonte varësinë ekonomike ndaj një fuqie autoritare, vetëm për të përfunduar në “prehrin” e një tjetra.

Në një editorial të botuar në një gazetë gjermane po të mërkurën, Scholz tha se ai do ta përdorte vizitën për të folur për çështje të vështirë, mes tyre edhe respekti për liritë civile dhe politike dhe të drejtat e pakicave etnike në provincën Xinjiang. Por një zëdhënës i qeverisë gjermane tha javën e kaluar se vendi nuk kishte ndërmend të ndahej nga partneri më i rëndësishëm tregtar.

Prej gjashtë vitesh tashmë, Kina është partneri më i madh tregtar i Kinës. Nga viti 2020, volumi tregtar është rritur me 15% dhe të gjitha shkëmbimet tregtare në vitin 2021 arritën një vlerë të përbashkët prej 245 miliardë eurosh.

Por Jürgen Matthes, shef i tregjeve rajonale në Institutin Gjerman të Ekonomisë, thotë për CNN Business se Kina ka treguar në të shkuarën se e ka të thjeshtë të thyejë rregullat për të cilat është rënë dakord. “Kur bëhet fjalë për gjeopolitikë, Kina është bërë shumë më negative”, thotë ai.

Fundi i epokës së artë?
Pavarësisht kufizimeve nga Covid-19 dhe tensioneve gjeopolitike, Gjermania ka incentiva të shumta ekonomike për të qëndrua pranë Kinës. Varësia e saj nga Kina është e prekshme të disa industri. Rreth 12% e importeve në Gjermani erdhën nga Kina vitin e kaluar. Por Kina ishte furnizues i 80% të laptopëve dhe 70% të telefonave celularë në Gjermani.

“Nëse do të ndalnim tregtinë me Kinën do të ishim në hall të madh”, thotë Alexander-Nikolai Sandkamp, asistent profesor i ekonomisë në Institutin e Kielit për Ekonominë Botërore. Industritë e makinave, kimikateve dhe elektrike gjithashtu kanë varësi të konsiderueshme nga Kina. 40% e makinave të shitura nga Volkswagen gjatë 9 muajve të parë të këtij viti shkuan në Kinë dhe vendi gjithashtu është treg kryesor edhe për Mercedes.

Në shtator, ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Haveck, tha për Reuters se qeveria e re po punonte për një politikë të re tregtare me Kinën për të ulur varësinë nga lënda e parë, bateritë dhe përçuesve elektrikë. Burime pranë ministrisë thanë për agjencinë e lajmeve se ministria po mendonte për vendosjen e rregullave të reja që do ta bënin më pak tërheqëse tregtinë me Kinën.

Por pavarësisht kësaj, Kina mbetet një treg, madhësia e të cilit sjell vetëm mundësi për Gjermaninë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Donald Trump: Do të flas shumë shpejt me Putin. Do i shihni gjërat të ndodhin nëse SHBA do jetë e pakënaqur me vendimet e tij

Donald Trump: Do të flas shumë shpejt me Putin. Do i shihni gjërat të ndodhin nëse SHBA do jetë e pakënaqur me vendimet e tij

3 September, 2025
Sondazhi i Eurobarometrit- Shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen për anëtarësimin në BE, serbët të fundit

Sondazhi i Eurobarometrit- Shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen për anëtarësimin në BE, serbët të fundit

3 September, 2025
Dua Lipa ndez skenën në Toronto me një performancë tejet të ‘nxehtë’ dhe provokuese

Dua Lipa ndez skenën në Toronto me një performancë tejet të ‘nxehtë’ dhe provokuese

3 September, 2025
Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, dyshime se përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, dyshime se përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri

3 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result