Pse gratë po vallëzojnë për t’u solidarizuar me kryeministren finlandeze?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Finland's Prime Minister Sanna Marin arrives on the second day of a European Union (EU) summit at The European Council Building in Brussels on October 22, 2021. (Photo by JOHANNA GERON / POOL / AFP) (Photo by JOHANNA GERON/POOL/AFP via Getty Images)

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin së fundmi bëri një test droge si përgjigje ndaj kritikave për videot e saj ku shihet duke vallëzuar dhe kënduar me miqtë e saj.

Tani vallëzimi i grave në internet, është bërë si një fushatë në mbështetje të kryeministres.

Ajo ka qenë nën vëzhgimin e publikut pasi videot e saj duke kërcyer dhe kënduar me miqtë qarkulluan në internet, derisa Marin është shprehur se ato video kanë qenë private, shkruan Wglt.

“Unë kam një jetë familjare, kam një jetë pune dhe kam kohë të lirë për të kaluar me miqtë e mi. Si pothuajse shumica e njerëzve të moshës sime”, ishte shprehur ajo.

Disa e kritikuan sjelljen e saj, duke vënë në pikëpyetje pjekurinë, ndërsa të tjerë i kërkuan Marin të bënte një test droge, të cilin ajo e bëri të premten në përgjigje të këtyre kritikave.

Reagimi ndaj sjelljes së Marin preku një grup grash të cilat mendojnë se tek gratë përdoret një standard i padrejtë si në aspektin personal ashtu edhe në atë politik.

Prandaj, në mbështetje të kryeministres, gratë po vazhdojnë të publikojnë video në rrjetet sociale, ku shihen duke u argëtuar.

Share This Article