Pse Indonezia po bllokon eksportin e vajit të palmës dhe pasojat për pjesën tjetër të botës?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasojat e pushtimit rus të Ukrainës janë të shumta si humanitare dhe shëndetësore për protagonistët e konfliktit, por edhe ushqimore dhe ekonomike për pjesën tjetër të botës, e cila duhet të përballet me sanksionet ndaj Rusisë dhe ndalimin e eksporteve nga vendet e tjera.

Përveç listës së gjatë të atyre që kanë vendosur të bllokojnë eksportet e produkteve të tyre, tani vjen edhe Indonezia. Me vendim të presidentit Joko Widodo nga 28 prilli ndalohet eksporti i vajit të palmës, vajit vegjetal më të përdorur në botë. Pse ky vendim dhe cilat do të jenë pasojat për vendet e tjera?

Arsyeja e zgjedhjes së Widodo është e thjeshtë; të garantojë furnizimin me vaj palme për qytetarët e vendit të tij.

“Ne e dimë se në afat të mesëm dhe afatgjatë kjo embargo nuk është e mirë. Megjithatë në afat të shkurtër ne nuk mund të përballojmë eksportin e produkteve që i nevojiten popullit tonë”, shpjegon Mulyani Indrawati, ministër i Financave indoneziane.

Rritja e kërkesës për vaj palme është për shkak të një reaksioni zinxhir të shkaktuar nga konflikti në Ukrainë dhe si pasojë e bllokimit të eksporteve të vajit të lulediellit, për të cilin vendi i Zelensky-t është eksportuesi i parë në botë.

Për të kompensuar këtë mungesë, e cila në mars të vitit 2022 bëri që çmimet e vajit të lulediellit të rriten me + 73% krahasuar me shtatorin 2021, prodhuesit iu drejtuan vajrave të tjerë bimorë, përfshirë vajin e palmës, çmimet e të cilëve janë rritur gjithashtu.

Widodo më pas vendosi të garantojë furnizimet e brendshme (indonezianët përdorin vaj palme për gatim) në përpjekje për të stabilizuar çmimin dhe tha se nuk do të heqë embargon derisa furnizimet të jenë të shumta dhe të lira.

Share This Article