Pse ishte i rëndësishëm udhëtimi i sotëm i Nancy Pelosit në Kiev?

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Udhëtimi i paparalajmëruar i Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi për ta takuar presidentin ukrainas, Vladimir Zelenskyn në Kiev, vjen në një kohë kur amerikanët dhe aleatët e saj po rritin mbështetjen për Ukrainën ndërsa agresioni rus ka hyrë në muajin e tretë.

“Amerika qëndron me Ukrainën, ne qëndrojmë me Ukrainën derisa në fitorja. Gjithashtu ne jemi edhe me NATO-n”, tha ajo pas vizitës në Ukrainë, raporton cnn.

Pelosi tha se me Zelenskyn diskutoi rreth ndihmës humanitare dhe financiare gjatë vizitës në qytetin e Kievit, e cila zgjati pak më shumë se tri orë.

Ajo tha gjithashtu se ishte “një nder i madh të takohesha me presidentin ukrainas dhe t’i “përcillja atij mesazhin e unitetit të Kongresit Amerikan”.

Ndërkohë, Zelensky pohoi se është mirënjohës ndaj popullit amerikan për ndihmën.

“Unë jam mirënjohës për mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara, popullit të saj dhe Kongresit. Si president, ekipi ynë dhe populli i Ukrainës e vlerësojnë këtë”, tha ai.

Javën e kaluar, në përgjigje të kërkesave të Zelenskyt, një grup prej 40 kombesh të mbledhura nga Shtetet e Bashkuara në Gjermani ranë dakord të thjeshtonin dhe përshpejtonin procedurat e dërgimit të armëve në Ukrainë.

Të enjten, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një ligj që do të lejojë presidentin amerikan, Joe Biden të përdorë ligjin që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, për dërgimin e shpejtë të armëve në Ukrainë.

Ligji u krijua fillimisht për të ndihmuar forcat që luftuan kundër liderit të Gjermanisë naziste, Adolf Hitlerit dhe pasqyron urgjencën e Kongresit për të mbështetur forcat e armatosura të Ukrainës.

Presidenti amerikan ka kërkuar 33 miliardë dollarë shtesë për të mbështetur Ukrainën gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa lufta brutale e Rusisë hyn në një fazë të re.

Biden gjithashtu paraqiti një propozim që do të ushtronte presion shtesë mbi oligarkët rusë për luftën në Ukrainë, duke përfshirë përdorimin e parave dhe aseteve të tyre të konfiskuara për të financuar mbrojtjen e Ukrainës.

Zelensky theksoi rëndësinë e ndihmës financiare në takimin me Pelosin.

 “Sinjalet që Shtetet e Bashkuara dhe Biden po i japin Ukrainës sot janë shumë të rëndësishme. Këto janë hapa të fortë në mbrojtjen dhe mbështetjen financiare të Ukrainës – ne jemi mirënjohës për këtë”, tha ai.

Vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Pelosi, e cila është njeriu numër dy në Amerikës pas presidentit të Shteteve të Bashkuara, sinjalizon një masë të konsiderueshme angazhimi për të mbështetur Ukrainën nga niveli më i lartë i udhëheqjes amerikane.

Share This Article