Pse Joe Biden dhe Vladimir Putin mbajnë të njejtën orë?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Joe Biden dhe Vladimir Putin mbajnë të njëjtën orë , siç zbulohet nga gazeta franceze “Le Figaro”.

Ishte një dhuratë nga zviceranët gjatë vizitës së dy udhëheqësve në Gjenevë , gjatë samitit, komenton gazeta, duke theksuar se deri më tani, ishte sekreti më i mirë i mbajtur nga autoritetet zvicerane.

 Një orë intiligjente që mund të lidhet me internet përmes wifi.

Zakonisht, siç komenton artikulli në fjalë, zviceranët janë shumë të matur në lidhje me dhuratat që u ofrojnë krerëve të shteteve vizituese.

Ishte Presidenti i ri i Konfederatës Zvicerane , Guy Parmelin, që u bëri dhuratën dy krerëve të shteteve.

Por ai kishte pohuar se ishte një lente e teknologjisë së lartë .

Në fakt, orët janë prodhuar në Zvicër dhe janë nga  marka e orës “Tissot” , ” T Touch Connected Solar”, sipas ‘Le Figaro’.

Modeli i bërë nga Zvicra është i lidhur, me mbrojtjen e të dhënave personale, interaktive, autonome, moderne.

Share This Article