Një vit më parë, fjalët e fundit të George Floydt, “Unë nuk mund të marr frymë”, sollën protesta masive në të gjithë botën. Procesi gjyqësor përfundoi më 20 prill, por afro-amerikanët nuk kishin kohë për të festuar dënimin e policit të bardhë për vrasjen e një personi me ngjyrë.
Ditën tjetër, Andrew Brown Jr. u qëllua fatalisht nga një polic tjetër i Karolinës së Veriut, por oficerët nuk u përballen me akuza penale sepse gjyqi vendosi që të shtënat ishin të justifikuara.
Skena të ngjashme kanë luajtur për dekada: Një person me ngjyrë vritet nga policia, shpërthejnë protesta në qytete anembanë SHBA, trajtimi i pabarabartë i amerikanëve me ngjyrë bëhet fokus dhe debat mbi policin, transmeton Telegrafi.
Në 1968, Komisioni Kombëtar Këshillimor i Presidentit amerikan, Lyndon B. Johnson mbi Çrregullimet Civile – i njohur më mirë si Komisioni Kerner – nxori një raport që u përpoq të adresonte racizmin sistematik në SHBA, përfshirë dhunën e policisë ndaj njerëzve me ngjyrë.
Raporti deklaroi se racizmi ishte shkak kryesor që solli pabarazinë ekonomike dhe sociale te njerëzit me ngjyrë dhe se kombin po shkonte drejt dy shoqërive: Një me ngjyrë dhe një i bardhë. Kjo e shoqëruar me trajtimin brutal të policisë ndaj njerëzve me ngjyrë, ndihmoi në ndezjen e trazirave të viteve 1960.
Në atë kohë, gjetjet e komisionit tronditën shumë amerikanë sepse për herë të parë, “racizmi i bardhë” u shënua si një shkak kryesor për statusin e pabarabartë dhe kushtet e jetesës së amerikanëve me ngjyrë , tha anëtari i fundit i mbijetuar i komisionit, ish-senatori i Oklahomas. Fred Harris. Por gjetjet e raportit dhe zgjidhjet e propozuara nuk çuan askund.
Më shumë se 50 vjet pas raportit, Harris, historianë dhe ekspertë të politikave thonë se ndryshimi do të vijë vetëm kur njerëzit të kenë vullnet dhe qeveria të jetë me të vërtetë e sinqertë për atë që duhet bërë politikisht, shoqërisht dhe ekonomikisht për të adresuar pabarazinë racore.