​Pse Maldini nuk mori pjesë as në funeralin e Berlusconit, njeriut që e bëri “të madh”?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duket se raportet e Paolo Maldinit dhe Milanit janë thyer aq shumë sa që legjenda e klubit kuq e zi nuk gjeti kohë të merrte pjesë as në funeralin e Presidentit legjendar të Milanit, Silvio Berlusconi.

Mungesa e ish-kapitenit të Milanit ka shkaktuar diskutime të shumta, mes kritikëve dhe të tjerëve që shpjegojnë arsyen e mospjesëmarrjes, duke mbrojtur legjendën e “Rossonerëve”.

Mungesa e ish-lojtarit ka bërë shumë bujë. Arsyeja zyrtare është për faktin se Maldini, aktualisht, ndodhet jashtë Italisë, pikërisht në Miami, por kjo nuk i ka qetësuar komentet dhe hamendjet në rrjetet sociale për këtë mospjesëmarrje të tij në ceremoninë e varrimit.

Me Berlusconin në krye të Milanit, Maldini dhe shokët e tij fituan pesë Kupa Evropiane ndër të tjera. Një korrespondencë e ndjenjave dashurore me klubin që vazhdoi për të dy edhe kur rrethanat i detyruan të largoheshin nga klubi.

Kujtojmë se, funerali i Silvio Berlusconit u mbajt dje në Katedralen e Milanos, me një ceremoni ku morën pjesë shumë njerëz dhe personazhe të njohur që u përkasin fushave të ndryshme në të cilat punoi ish-Kryeministri i Italisë.

Share This Article