Pse Mbretëresha e Anglisë nuk ka nevojë për një pasaportë për të udhëtuar?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përgatitja për udhëtime ndërkombëtare pothuajse gjithmonë përfshin “rrëmujën” e minutës së fundit për të gjetur pasaportën – përveç nëse sigurisht je Mbretëresha e Anglisë. Elizabeth II nuk ka nevojë për sende të zakonshme si pasaportat kur ajo udhëton jashtë vendit.

“Meqenëse një pasaportë britanike lëshohet në emër të Madhërisë së Saj, është e panevojshme që Mbretëresha të ketë një të tillë. Të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, duke përfshirë Dukën e Edinburgut dhe Princin e Uellsit, kanë pasaporta”, shkruan faqa zyrtare e Mbretërisë.

Udhëtimi pa pasaportë nuk është ligji i vetëm nga i cili përjashtohet mbretëresha Elizabeth. Për shkak se të gjitha patentat britanike lëshohen gjithashtu në emrin e saj, Mbretëresha nuk ka nevojë për një të tillë për të udhëtuar ligjërisht.

Gjithashtu, Mbretëresha Elizabeth II nuk ka nevojë as për një targë në automjetet e saj.

Mbretëresha është e përjashtuar nga çdo ndjekje penale, megjithëse ka të ngjarë të mos shqetësohemi kurrë për këtë.

Siç tha faqja zyrtare e Monarkisë; “Megjithëse nuk mund të ndërmerren procedime civile dhe penale kundër Sovranit si person sipas ligjit të Mbretërisë së Bashkuar, Mbretëresha është e kujdesshme të sigurojë që të gjitha aktivitetet e saj në kapacitetin e saj personal të kryhen në përputhje të plotë me ligjin.”

Share This Article