• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 29, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Pse ndihma në para, nuk është gjithmonë mjeti më i mirë për të ndihmuar të varfrit

Pse ndihma në para, nuk është gjithmonë mjeti më i mirë për të ndihmuar të varfrit

by albnews
24 June, 2021
in Bota
0
3
VIEWS

Nga Heath Henderson

Koncepti është i thjeshtë dhe joshës:Jepuni njerëzve para, dhe i nxirrni ata nga varfëria. Është një strategji që po përdoret gjithnjë e më shumë në vendet me të ardhura më të ulëta, dhe në vendet me të ardhura më të larta për t’i ndihmuar njerëzit e varfër.

Organizatat ndërkombëtare si Banka Botërore, USAID dhe Kombet e Bashkuara po financojnë më shumë projekte, që fokusohen në dhënien e parave të gatshme për njerëzit, ndërsa organizata bamirëse si “GiveDirectly” janë ngritur enkas për të bërë vetëm këtë gjë.

Meksika, Brazili dhe Kenia janë shembujt kryesorë të vendeve që kanë zbatuar tashmë programe ambicioze të të ardhurave të tyre të garantuara. Edhe SHBA po eksperimenton më shumë me pagesat në para. Për shembull, me paketën prej 1.9 trillionë dollarë shqeveria do të japë ndihma periodike në para të gatshmepër shumicën e familjeve me fëmijë.

Stokton në Kaliforni – qyteti i parë në SHBA-së që u dha para të gatshme njerëzve me të ardhura të ulëta – sapo përfundoi një program pilot 2-vjeçar. Dhe disa kryetarë bashkish në SHBA po përpiqen qëtë bëjnë të njëjtën gjë, teksa lista e mbështetësve të profilit të lartë të kësaj skeme ndihme vazhdon të rritet.

Pra duket se ekziston një konsensus në rritje, se paraja e gatshme është mjeti më i mirë në luftën kundër varfërisë. Por a është vërtet kështu? Si një ekonomist që studion varfërinë dhe zhvillimin, unë ia kam kushtuar karrierën time hulumtimit të çështjeve të tilla.

Ndërsa paraja e gatshme mund të jetë një mjet efektiv ndihme, nuk besoj se është gjithmonë më i miri. Ka shumë prova se ndihma me para të gatshme ka ndikime pozitive në njerëzit që jetojnë në varfëri, të paktën mesatarisht.

Për shembull, një rishikim i kohëve të fundit i 165 studimeve, zbuloi se ndihma në para të gatshme, tenton të shtojë shpenzimet për ushqime dhe mallra të tjerë, ndërsa gjithashtu përmirëson edhe rezultatet në arsim dhe shëndetin e njerëzve. Autorët e studimit gjetën pak ose aspak prova të pasojave të padëshiruara, të tilla si për shembull:njerëzit punojnë më pak sepse kishin të ardhura më të larta javore.

Në mënyrë të ngjashme, një studim i bërë publik mbi eksperimentin me të ardhurat bazë në Stokton, që u dha banorëve të zgjedhur në mënyrë rastësore 500 dollarë në muaj për 2 vjet, zbuloi se pagesat me para të gatshme stabilizuan të ardhurat e marrësve, i ndihmuan ata të gjenin më shumë punë me kohë të plotë, të reduktonin depresionin dhe ankthin.

Por kjo nuk do të thotë që paraja është strategjia më e mirë për të luftuar varfërinë, siç kanë argumentuar disa njerëz, mes tyre kandidati për kryetar për bashkinë e Nju Jorkut, Endrju Jang. Unë besoj se ekzistojnë disa arsye pse politikë-bërësit duhet t’i shohin me kujdes këto prova.

Së pari, shpesh është e vështirë të identifikosh njerëz që janë në të vërtet të varfër dhe kanë nevojë për para, në mënyrë që ndihma në para të mund t’u jepet njerëzve të duhur.

Një studim i fundit shqyrtoi të dhëna nga 9 vende afrikane nën-Sahariane për të vlerësuar ecurinë e një metode të përbashkët që përdorin programet anti-varfëri. Ai zbuloi se rreth gjysma e familjeve të zgjedhura për të zbatuar këtë program nuk ishin të varfra, ndërsa gjysma e familjeve që ishin vërtet të varfra nuk u zgjodhën.

Problemi i shënjestrimit nuk është unik për vendet në zhvillim. Për shembull, eksperimenti i Stokton përkufizonte si të varfër njerëzit që jetonin në lagje me të ardhura mesatare dhe nën mesataren e qyteti. Një problem tjetër lidhet direkt me përkufizimin e varfërisë, që përcaktohet si mungesë e mirëqenies në vend të mungesës së të ardhurave.

Me pak fjalë, dhënia e parave të gatshme nuk përmirëson drejtpërdrejt mirëqenien e dikujt.

Përkundrazi, është një mjet që mund të përdoret për të blerë gjëra, si ushqimi dhe strehimi, që kontribuojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre. Edhe nëse të varfrit mund të identifikohen me sukses, disa njerëz mund të mos kenë përfitimin e duhur për shkak të problemeve me kthimin e parave në përmirësime real të mirëqenies së tyre.

Për shembull, njerëzit mund të jenë duke përjetuar probleme të shëndetit mendor ose fizik, ose mund të ndikohen nga mënyrat delikate që vetë varfëria komprometon vendimmarrjen ekonomike.

Një problem i fundit është se ndihma e drejtpërdrejtë me para të gatshme nuk lufton problemet strukturore – si diskriminimi, qeverisja e dobët demokratike dhe praktikat e padrejta të tregtisë ndërkombëtare – që e shkaktojnë varfërinë.

Sigurisht, paraja e gatshme mund të ndihmojë disa njerëz, dhe kjo pa dyshim që është një konsideratë e rëndësishme, veçanërisht në situata emergjente kur ndihma e menjëhershme është jetike, si gjatë pandemisë aktuale. Por nuk ka një qasje të vetme për ta zbutur varfërinë.

Vende, komunitete dhe individë të ndryshëm kanë nevoja unike dhe përballen me pengesa të ndryshme për t’i shpëtuar varfërisë. Ndonjëherë kjo do të thotë të investosh në reforma strukturore, ndonjëherë do të thotë të japësh ndihmë ushqimore dhe ndonjëherë edhe pagesa direkte.

Në përgjithësi, ideja e një konsensusi të parave të gatshme humbet fokusin tek ajo që duhet të jetë kryesorja:Nxitja e zhvillimit njerëzor nënkupton fuqizimin e njerëzve për të marrë vendime për veten e tyre, dhe kjo përfshin lejimin e tyre për të zgjedhur llojin e ndihmës që është e përshtatshme për situatën e tyre. Dhe kur u jepet një zgjedhje, njerëzit jo gjithmonë zgjedhin paratë e gatshme. / “The Conversation” – Bota.al

Previous Post

Magjia: Një histori e iluzioneve optike dhe trukeve të tjera

Next Post

Studimi i ri në Britani, simptomat e Covid shfaqen dhe 12 javë pas infektimit

albnews

albnews

Related Posts

Presidenti i Kolumbisë hedh akuza mbi grupin mafioz të Dritan Gjikës: Tentuan që të më vrisnin
Albania

Presidenti i Kolumbisë hedh akuza mbi grupin mafioz të Dritan Gjikës: Tentuan që të më vrisnin

29 May, 2025
‘Jo më viza për studentët e huaj në SHBA’ – Administrata Trump ndalon aplikimet dhe intervistat në ambasada!
Bota

‘Jo më viza për studentët e huaj në SHBA’ – Administrata Trump ndalon aplikimet dhe intervistat në ambasada!

28 May, 2025
Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare! Preken dhe shqiptarët
Albania

Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare! Preken dhe shqiptarët

28 May, 2025
Next Post
Studimi i ri në Britani, simptomat e Covid shfaqen dhe 12 javë pas infektimit

Studimi i ri në Britani, simptomat e Covid shfaqen dhe 12 javë pas infektimit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Dua Lipa pushime në Kanë, publikon fotot me bikini

Dua Lipa pushime në Kanë, publikon fotot me bikini

28 May, 2025
Plani britanik për t’i mohuar Arktikun Putinit

Plani britanik për t’i mohuar Arktikun Putinit

28 May, 2025
Funksiononte sipas sistemit të Serbisë, Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Veri

Funksiononte sipas sistemit të Serbisë, Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Veri

28 May, 2025
Ngërçi politik në Kosovë – Ambasadori gjerman: Politikanët duhet të vendosin shtetin të parin, pastaj partinë

Ngërçi politik në Kosovë – Ambasadori gjerman: Politikanët duhet të vendosin shtetin të parin, pastaj partinë

28 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4749 shares
    Share 1900 Tweet 1187
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2409 shares
    Share 964 Tweet 602
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1875 shares
    Share 750 Tweet 469
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1818 shares
    Share 727 Tweet 455
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1700 shares
    Share 680 Tweet 425
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM