Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me ish-zyrtarin e FBI? Habit me përgjigjen Gazment Bardhi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha nuk do të komentojë qëndrimin e asnjë kolegu sa i takon skandalit të ish-zyrtarit të FBI-së.

“Ndoshta zoti Basha ka zgjedhur rrugën që për të, të flasë ai vendim i drejtësisë amerikane për të mos marrë rol triumfatori në këtë histori dhe ndoshta ka gjykuar që nëse do të dilte të fliste, do të kishte shumë për të thënë, jo vetëm për Edi Ramën dhe McGonigal, por edhe për cilindo brenda Partisë Demokratike që e mori këtë akuzë të pavërtetë të Edi Ramës dhe që u vërtetua që ishte e pavërtetë dhe e përdori për muaj të tërë brenda debatit të brendshëm në Partinë Demokratike,” – u shpreh Bardhi.

Ai theksoi se nuk sheh asnjë prapaskenë që fshihet te mungesa e një reagimi nga Basha.

Share This Article