Pse nuk shkoi Alibeaj në Komisionin e Reformës Zgjedhore? Basha: Nikolla e Rama kishin gati skenarin, të krijonin një tjetër përplasje si ajo me Açkën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I pyetur se përse bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, nuk shkoi në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Lulzim Basha tha Nikolla dhe Rama kishin skenar që të krijonin një tjetër përplasje mes demokratëve, si ajo mes Bardhit-Nokës e Açkës.

Basha tha se Alibeaj i ka dërguar shkresë Nikollës që të garantojë funksionalitetin e komisionit, por sipas tij kjo nuk i intereson PS.

“Është detyrë e qeverisë të garantojë funksionalitetin e komisionit, Nikolla dhe Rama kishin plan të krijonin një përplasje si ajo që ndodhi para dy ditësh dhe pastaj të fërkonin duart. E kanë me shkrim kërkesën e Alibeajt të garantojnë funksionalitetin e komisionit, ne s’jemi as polici e gardë, është përgjegjësi e Kuvendit që të garantojë funksionalitetin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nuk e dua Reformën, po duan të thonë nuk e bëjmë për shkak të opozitës, por ne nuk bëhemi pjesë e kësaj loje”, tha Basha.

Share This Article