ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shpërthimi i tritolit në banesën e deputetit Mziu, Berisha: Akt terrorist që synon t’i mbyllë gojën opozitarëve 1 minute ago
Avionët luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të NATO-s 7 minutes ago
GJKKO rrëzon kërkesën, Ilir Meta mbetet në burg 10 minutes ago
Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse… 3 hours ago
Rita Ora po rikthehet fuqishëm me një projekt të ri muzikor- “All Natural” publikohet së shpejti 3 hours ago
Next
Prev
Home Diaspora

Pse po ngutet Vuçiç me zgjedhjet e parakohshme në Serbi?

albnews by albnews
3 November, 2023
in Diaspora
0
Pse po ngutet Vuçiç me zgjedhjet e parakohshme në Serbi?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kjo lëvizje nuk është befasi e madhe, sepse presidenti i Serbisë ka lënë të nënkuptohet menjëherë pas zgjedhjeve të fundit se qeveria e tanishme do të ketë një mandat të shkurtuar. Nëse presionit të brendshëm të opozitës, pas tragjedive të majit dhe vrasjeve të nxënësve dhe të rinjve, që ka shkaktuar një mori pakënaqësie e protestash, i shtohet presioni i shtuar nga Perëndimi për një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së Kosovës, atëherë mund të thuhet se autoritetet në Serbi kanë arsye për nxitim dhe shpalljen e zgjedhjeve.

Shtohet presioni i brendshëm dhe i jashtëm

RelatedPosts

EMRI/ Vritet një shqiptar në Toronto

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Zgjedhjet padyshim që autoritetet i shohin si një nga mënyrat për të rimarrë kontrollin mbi situatën, thekson për DW, Dushan Spasojeviç nga Fakulteti i Shkencave Politike.

Protestat e mëdha në Serbi

“Kemi pasur shumë probleme dhe kriza. Për këtë arsye mendoj se ata vendosën të shkojnë në një fushatë që përveç përfitimeve në kohë, mund t’u sjellë edhe përfitime të tjera, veçanërisht në lidhje me negociatat për Kosovën, të cilat janë përshpejtuar disi. Sigurisht që është më e leverdishme për ta që zgjedhjet të mbahen tani dhe pastaj të kenë një qeveri teknike ose negociatapër një qeveri që mund të zgjasë disa muaj”, thotë Spasojeviç.

Gazetari Gjorgje Vlajiq gjithashtu vëren se diku u bashkuan presioni i brendshëm dhe ai i jashtëm, dhe se “pavarësisht nga sondazhet e fundit ku shihet një rënie e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Vuçiçedhe këtë herë llogarit me fitoren në zgjedhje, si ato në nivelin republikan, ashtu edhe në nivelin lokal në Beograd dhe qytete të tjera”.

Një nisje më e mirë e bllokut proevropian

Në prag të zgjedhjeve, një grup partish opozitare arritën një marrëveshje për bashkëpunim dhe paralajmëruan dalje të përbashkët në zgjedhje me listën “Serbia kundër dhunës”. Fjala është për partitë opozitare që prej muajsh organizojnë protesta me këtë emër. Ato duan të shkojnë së bashku në zgjedhje, që ka qenë edhe kërkesa e shumicës së demonstruesve.

Është një hap i madh, thekson Spasojeviç. Ata bënë atë që duhej të bënin me këtë lëvizje. Kjo është e rëndësishme, sepse sondazhet tregojnë se shumica e votuesve dëshiron këtë lloj performance. Tani u takon atyre që fushatën ta bëjnë sa më bindëse, të tregojnë se veprojnë me një zë dhe kjo në një farë mënyre i vendos ata në një pozitë më të mirë fillestare në krahasim me partitë e tjera opozitare”, thotë Spasojeviç.

E djathta e turbullt

Marrëveshja politike në anën tjetër të spektrit politik është shumë më e vështirë. Ditët e fundit, një grup partish të djathta u përpoqën të bënin një marrëveshje të ngjashme dhe të formonin një subjekt elektoral. Por siç duket, kjo nuk do të ndodhë. Takimet e ndërprera, kundërshtimet ndaj bashkëpunimit me parti të caktuara, e tashmë edhe njoftimet për pjesëmarrje të pavarur në zgjedhje, kanë bërë të dështojnë përpjekjet për bashkim të skenës së djathtë politike. Sa ndikon kjo përçarje në mundësinë e bashkëpunimit me bllokun pro-evropian pas zgjedhjeve?

Është e qartë se ka një seri të tërë konfliktesh taktike, vëren Dushan Spasojeviç. “Para së gjithash, është një konflikt, se cilat janë çështjet më të rëndësishme: demokratizimi apo mbrojtja e integritetit territorial. Por, mendoj se kjo ende nuk na tregon asgjë për mundësinë e bashkëpunimit pas zgjedhjeve dhe koalicioneve paszgjedhore. Ata do të presin rezultatet e zgjedhjeve, e nëse opozita pro-evropiane arrin një rezultat të mirë, që është dëshmi e disa ndryshimeve në shoqëri, atëherë edhe ata do të jenë nën presion të madh”, thotë Spasojeviç.

Gjorgje Vlajiç beson se “kjo ka të bëjë kryesisht me ambiciet e lidershipit dhe dëshirën që secili të jetë në krye”. Për mua kjo nuk është asgjë e pazakontë, sepse e djathta u nda më seriozisht rreth çështjes së patriotizmit sesa opozita prodemokratike në çështjet që kanë sfond proevropian”, thotë bashkëbiseduesi i DW.

Kthimi i babait politik

Edhe pse nuk ishte ndonjë surprizë e madhe, njoftimi i liderit të Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojislav Sheshel, se ai do të marrë pjesë në zgjedhjet e Beogradit dhe dhe në zgjedhjet lokale në koalicion me partinë SNS-në të Vuçiçit në pushtet, ndërsa do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet republikane, shihet si një kuriozitet politik në Serbi. Aleksandar Vuçiç  po shërbehet me shpjegime retorike për gjoja distancimin nga radikalët e Sheshelit, ku dikur ishte edhe vetë, duke thënë se “nuk do të formojë qeveri me ta”. Por në të njëjtën kohë nuk e mohoi bashkëpunimin me radikalët dhe Sheshelin në nivelin lokal. viç

Është e qartë se Shesheli ka kohë që bashkëpunon në mënyrë aktive me SNS-në dhe se atij po i jepet hapësirë ​e madhe në media për sulme ndaj opozitës, thekson Dushan Spasojeviç. “Ky koalicion tregon se qeveria është shumë e shqetësuar për rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve në Beograd. Prandaj, ata ndoshta do të përpiqen të përfshijnë në koalicion të gjithë ata që mund të marrin sado pak vota, në përpjekje për të parandaluar humbjen në kryeqytetin e Serbisë”, thotë Spasojeviç.

Radikalët vështirë se mund ta kalojnë pragun zgjedhor, thekson Gjorgje Vlajiq. “Ndërsa duke u bashkuar me SNS-në ata tani po përpiqen të sigurojnë mbijetesë politike. Këtu kemi të bëjmë me një kornizë të njëjtë vlerash, sepse SNS është parti e radikalëve të maskuar. Nuk duhet harruar se Shesheli është babai politik i Aleksandar Vuçiçit dhe kjo sigurisht nuk është befasi”, thekson gazetari.

Arsenali i njohur i manipulimeve të SNS

Sipas bashkëbiseduesve tanë, fushata e ardhshme do të jetë shumë e ashpër dhe e pistë. Dushan Spasojeviç shton se “fushata do të jetë shumë e pabarabartë”. Pra, gjithçka që kemi parë deri tani, plus fakti që opozita ka mundësi të marrë pushtetin në disa zona, do ta detyrojë qeverinë të përdorë të gjitha mundësitë dhe të gjitha truket e mundshme. Kjo do të thotë se Vuçiçin me siguri do ta shohim çdo ditë në televizionin kombëtar. E gjitha kjo është vetëm politikë dhe fatkeqësisht nuk do të ndryshojë asgjë”, është skeptik Spasojeviç.

Ndërsa Vlajić beson se SNS “do të bëjë gjithçka që mundet për të fituar në çdo vend, duke përfshirë fushatën e ndyrë zgjedhore, manipulimet e votave, manipulimet në numërimin e votave dhe frikësimin e votuesve. Do të përdorë pra arsenalin tashmë të njohur të presioneve dhe disfavoreve që SNS e përdor gjithmonë për të fituar zgjedhjet”, përfundon Gjorgje Vlajiq.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shpërthimi i tritolit në banesën e deputetit Mziu, Berisha: Akt terrorist që synon t’i mbyllë gojën opozitarëve

Shpërthimi i tritolit në banesën e deputetit Mziu, Berisha: Akt terrorist që synon t’i mbyllë gojën opozitarëve

19 September, 2025
Avionët luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të NATO-s

Avionët luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të NATO-s

19 September, 2025
GJKKO rrëzon kërkesën, Ilir Meta mbetet në burg

GJKKO rrëzon kërkesën, Ilir Meta mbetet në burg

19 September, 2025
Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result