• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, August 21, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Pse po shkon Putin në Korenë e Veriut pas 24 vjetësh?

Pse po shkon Putin në Korenë e Veriut pas 24 vjetësh?

by albnews
18 June, 2024
in Bota
0
18
VIEWS

Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Phenianin më 18-19 qershor për t’u takuar me liderin verikorean, Kim Jong Un.

Putin e ka vizituar për herë të fundit këtë vend në vitin 2000.

Historiku i marrëdhënieve mes dy vendeve

Teksa Perëndimi vazhdon të izolojë Rusinë për luftën e nisur në Ukrainë, analistët kanë vërejtur që Koreja e Veriut është bërë secilën herë e më e vlefshme për Moskën.

Nga këndvështrimi i Koresë së Veriut, marrëdhëniet me Rusinë nuk kanë qenë gjithmonë aq të ngrohta sikurse në epokën e Bashkimit Sovjetik, mirëpo ky shtet e ka nuhatur mirë nevojën e Moskës për më shumë miq. Koreja e Veriut, vend komunist, është krijuar në fillim të Luftës së Ftohtë, me përkrahje të Bashkimit Sovjetik. Koreja e Veriut ka luftuar me Korenë e Jugut në periudhën 1950-1953, me ndihmë të konsiderueshme të Kinës dhe Bashkimit Sovjetik.

Koreja e Veriut është varur me dekada prej ndihmës sovjetike dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitet ’90 ka kontribuuar në rritje të shkallës së urisë në Korenë e Veriut. Kim, i cili ka ardhur në pushtet më 2011, ka pasur në fillim marrëdhënie të ftohta me Rusinë dhe Kinën, kur të dyja vendet u janë bashkuar Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione të ashpra ndaj Koresë së Veriut për kryerje të testimeve bërthamore.

Rusia i është bashkuar Kinës në thirrjet kundër sanksioneve të reja ndaj Koresë së Veriut, duke bllokuar kështu nismën e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në mars, Rusia e ka bllokuar edhe vazhdimin e monitorimit të programit verikorean prej një ekipi ekspertësh të OKB-së, të cilët analizojnë nëse Pheniani po vepron në kundërshtim me sanksionet.

Angazhimi mes Rusisë dhe Koresë së Veriut

Pas testimit të fundit bërthamor më 2017, Kimi ka marrë hapa për të përmirësuar lidhjet me Rusinë dhe e ka takuar Putinin për herë të parë më 2019, në qytetin rus, Vlladivostok. Në shtator të vitit të kaluar, Putin e ka mirëpritur Kimin në hapësirën Vostoçni në Lindje të Largët të Rusisë dhe është zotuar se do t’i ndihmojë Koresë së Veriut që të ndërtojë satelitë, dhe që dy vendet do të shtrijnë bashkëpunimin në shumë fusha.

Duke përmendur rëndësinë e thellimit të lidhjeve, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, e ka vizituar Phenianin në korrik të vitit 2023 dhe ka marrë pjesë në një paradë ushtarake, në të cilën janë prezantuar edhe raketat e ndaluara balistike. Prej kur Kim dhe Putin janë takuar vitin e kaluar, është vërejtur një thellim bashkëpunimi dhe vizita më të shpeshta të delegacioneve të specializuara në shumë fusha: bujqësi, kulturë, e deri te ato që merren me kopshte zoologjike.

Si ka ndikuar lufta në Ukrainë në marrëdhëniet mes dy vendeve?

Koreja e Veriut i ka ofruar mbështetje publike Moskës për luftën e nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Ky ka qenë një ndër vendet e pakta që njeh pavarësinë e territoreve ukrainase që Rusia i konsideron të vetat, dhe që shpreh mbështetje të hapur për aneksimin e disa pjesëve të Ukrainës nga ana e Moskës. Shtetet e Bashkuara, dhe disa vende tjera, e kanë akuzuar Korenë e Veriut për transferim të armëve në Rusi, që ajo më pas t’i përdorë në Ukrainë.

Një raketë e nisur në qytetin ukrainas të Harkivit, më 2 janar të këtij viti, ka qenë raketë verikoreane, Hëasong-11, e nisur prej territorit rus, sipas një ekipi monitoruesish të OKB-së. Si Moska, ashtu edhe Pheniani i kanë hedhur poshtë akuzat, mirëpo janë zotuar se do të thellojnë lidhjet ushtarake. Shoigu u ka thënë mediave ruse vitin e kaluar se Moska është duke diskutuar mundësinë e mbajtjes së një parade të përbashkët ushtarake me Korenë e Veriut.

“Pse jo, ata janë fqinjët tanë. Është një fjalë e urtë ruse që thotë se fqinjët nuk i zgjedh dot dhe është më mirë të jetosh me fqinjët në paqe dhe harmoni”, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar ministrin rus.

Lidhjet ekonomike

Më 2022, Rusia dhe Koreja e Veriut kanë rikthyer udhëtimet me trena, për herë të parë prej ndërprerjes së tyre si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Në tren ka qenë një ngarkesë e pazakonshme: 30 kuaj të racës së pastër. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe Rusia i ka rikthyer eksportet e naftës në Korenë e Veriut, për herë të parë qysh prej vitit 2020.

Verikoreanët bëjnë më së shumti tregti me Kinën, mirëpo Rusia është partnere potencialisht e rëndësishme, kanë thënë ekspertët. Moska e ka mohuar se ka shkelur sanksionet e OKB-së kur ka eksportuar naftë në Phenian. Zyrtarët rusë kanë diskutuar hapur mundësinë e punësimit të 20.000 deri në 50.000 punëtorëve verikoreanë, pavarësisht se rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndalojnë praktika të tilla.

Zyrtarët rusë dhe liderët e rajoneve të pushtuara në Ukrainë kanë diskutuar edhe mundësinë e punësimit të punëtorëve verikoreanë, për të ndihmuar në rindërtim të pjesëve të shkatërruara prej luftës./ REL

Previous Post

Vaksinat kundër COVID-19, një shtet amerikan padit Pfizer: Rrezikoi jetën e qytetarëve

Next Post

Plazhet turistike në Spanjë u mbyllën pasi peshkaqenë të mëdhenj u panë afër bregut

albnews

albnews

Related Posts

Sabotimi i gazsjellësve Nord Stream, arrestohet në Itali një ukrainas
Bota

Sabotimi i gazsjellësve Nord Stream, arrestohet në Itali një ukrainas

21 August, 2025
I tremben një pushtimi rus, vendet e BE-së i kërkojnë Trumpit të vendosë avionë luftarakë në Rumani
Bota

I tremben një pushtimi rus, vendet e BE-së i kërkojnë Trumpit të vendosë avionë luftarakë në Rumani

21 August, 2025
“Ide e rrezikshme”, Gjermania në mëdyshje për dërgimin e trupave në Ukrainë
Bota

“Ide e rrezikshme”, Gjermania në mëdyshje për dërgimin e trupave në Ukrainë

21 August, 2025
Next Post
Plazhet turistike në Spanjë u mbyllën pasi peshkaqenë të mëdhenj u panë afër bregut

Plazhet turistike në Spanjë u mbyllën pasi peshkaqenë të mëdhenj u panë afër bregut

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

21 August, 2025
Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

21 August, 2025
Sabotimi i gazsjellësve Nord Stream, arrestohet në Itali një ukrainas

Sabotimi i gazsjellësve Nord Stream, arrestohet në Itali një ukrainas

21 August, 2025
E kryer, Kristjan Asllani te Torino

E kryer, Kristjan Asllani te Torino

21 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5767 shares
    Share 2307 Tweet 1442
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2946 shares
    Share 1178 Tweet 737
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2849 shares
    Share 1140 Tweet 712
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2076 shares
    Share 830 Tweet 519
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1916 shares
    Share 766 Tweet 479
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM