Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shpëtuan recensionit jo për shkak të normave të larta të interesit të vendosura nga Rezerva Federale, por nga koroporatat. Një prej strategëve të tregut financiar, Albert Edwards, i bankës “Société Générale”, mendon se lëvizjet e korporatave që kanë përfituar nga pandemia dhe lufta në Ukrainë për të rritur fitimet e tyre, në kushtet e një situate shumë të rrallë dhe jashtë rendit normal të tregut. Kjo ka krijuar një anomali që në thelb ka shtyrë recensionin në SHBA, ndonëse nuk e ka shmangur.
Normat e interesit nuk po funksionojnë si dikur. Është në fakt një botë e e çmendur. Historikisht kur normat e interesit rriten, interesta e pagesave mbi borxhin korporativ rriten me to. Por gjatë vitit të shkuar, ndonëse normat e interesit u rritën shpejt, interesat e pagesave ranë. Diçka shumë e çuditshme ka ndodhur…Gjatë pandemisë kur Rezerva Federale uli normat e interesit afër zeros për të nxitur ekonominë, korporatat ishin në gjendje që të rifinanconin një pjesë të madhe të borxhit të tyre, duke siguruar norma të ulta pagese për një afat të gjatë. Kjo solli rënien e normës së pagesave edhe pse norma e interesit të Rezervës Federale u rrit
vë në dukje Edwards.
Autorë të tjerë vënë në dukje se 80% e kompanive kanë fiksuar interesin e borxhit që i bën ato relativisht të pandjeshme ndaj luhatjes së normave të Bankës Federale. Për Edwards kjo shpjegon jo vetëm vonesën e reçensionit në SHBA, por edhe faktin se paradoksalisht, korporatat janë shndërruar në përfituese neto të normave të larta duke i shtuar fitimit vjetor një 5%.