Pse politikës po i rrinë larg më të mirët?

 23,202 total views,  1 views today

Alexis Papachelas

Pse nuk është në gjendje Mbretëria e Bashkuar, një vend me tradita dhe institucione solide, të nxjerrë një kryeministër serioz? Pse demokratët në ShBA mbështeten te një politikan plak për të mundur Donald Trump, ndërkohë që republikanët janë po ashtu të paaftë të gjejnë liderët e duhur? Dhe për ta përgjithësuar pyetjen, pse politika nuk tërheq më mendjet dhe talentet më të mira kudo në botë?  

E vërteta ësgtë se nuk ka qenë përherë kështu. Gjërat duket se kanë ndryshuar dramatikisht në 10-20 vitet e fundit. Shumë njerëz të talentuar dhe krijues, që ia kanë dalë vetë ose jo, preferojnë sektorin privat apo shoqërinë civile përkundrejt politikës. Kur i pyet pse, ata përgjigjen se pikë së pari “nuk do ia bëja një gjë të tillë familjes”. Ata i druhen makinës grirëse në të cilën shtyhen politikanët dhe familjet e tyre dhe kjo aplikohet kudo, në mbarë botën. 

Nuk ka privatësi në erën e mediave sociale. Blenderi i toksikimit punon me mbingarkesë dhe nuk diskriminon: ai përpin të majtë, të qendrës, të djathtë dhe çdo gjë tjetër që del para. Është diçka e padurueshme që ka një kosto shumë të madhe. Mund të pyetet edhe nëse liderë si Konstantinos Karamanlis i tanishmi që mburrej se mund të menaxhonte çdo gjë, do të mund të përballonte këtë. 

Por politika është bërë po ashtj një biznes shumë i shtrenjtë në Perëndim. Vlerësohet se në ShBA, një fushatë e suksesshme presidenciale kërkon mbledhnen e 1 miliardë dollarëve, çka është e vështirë, e papëlqyeshme dhe shkurajuese për lojtarë të rinj. 

Por ka diçka tjetër që është e re në panoramë: Politikanët në nivelin më të lartë kishin përherë një rrjet sigurie. Ata kishin siguri pune. 

Së pari, ishte thuajse e sigurtë se ata mund të mbeteshin në vëmendje dhe mbanin pozicione të privilegjuara për dekada. Kjo ka mbaruar. Nuk ka siguri dhe sidomos punë të sigurta në këto pozicione. Politikanët seriozë që kërkojnë majën, përfundojnë papritmas në Silicon Valley apo në krye të disa OJF-ve. Politikani i papunë dhe i tërheuqr është diçka e zakonshme në ditët e sotme. Dhe të gjithë prozhektorët janë mbi ta për t’u siguruar se ata nuk do të vjelin, në një mënyrë apo tjetër, përfitimet e ndikimit të tyre. 

Me fjalë të tjera, politika është bërë një sport i rrezikshëm për më trimat. Kjo ka padyshim rezultate negative  siç shihet te mungesa e lidershipit të qëndrueshëm në demokracië e mëdha dhe të pjekura perëndimore.