Pse qiellgërvishtësi 101-katësh në Taipei “mbijetoi” pavarësisht tërmetit 7.4 rihter në Tajvan?

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e djeshme Tajvani është “shkundur” nga një tërmet i fortë 7.4 Rihter ku humbën jetën 9 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Nga tërmeti i fortë qindra ndërsa nuk i përballuan lëkundjet dhe u shembën, Ndërkohë vëmëndje të madhe ka marrë një ndërtesë specifike në Tajvan ajo e “Taipei 101” e cila është një qiellgërvishtës në qendër të kryeqytetit.

Ndërtesa 509 metra e lartë ka një strukturë të veçantë brenda saj që redukton lëkundjen e saj me 40% gjatë tërmeteve, por edhe në ditët me erëra të forta. Struktura është një top çeliku me peshë 660 tonë që është pezulluar brenda ndërtesës, në katin e 92-të, si një lavjerrës. Sa herë që ndërtesa lëviz në një drejtim, topi i çelikut lëviz në drejtim të kundërt dhe kështu ruan ekuilibrin e përgjithshëm të ndërtesës, transmeton Daily Mail. Në këtë mënyrë rrokaqiejt lëkundet, por nuk mund të rrëzohet.

https://youtu.be/Cm-dJKkP124?si=aMiXq07BoeHQjczI

Ky është një “sistem amortizimi pasiv”, që do të thotë se funksionon pa asnjë forcë apo kontroll të jashtëm, vetëm gravitetin dhe lëvizjen e ndërtesës. Ndërkohë, pistonët hidraulikë nën sferën masive thithin dhe shpërndajnë energjinë si nxehtësi.

Siç shpjegon për Dail Mail, Dr Agathoklis Giaralis, një profesor i dinamikës strukturore në qytetin e Londrës, topi prej çeliku i “Taipei 101” funksionon në një mënyrë të ngjashme me mënyrën se si funksionojnë amortizatorët në suspensionet e makinave.

Rrokaqiejt moderne janë ndërtuar për të qenë fleksibël, veçanërisht ato në zonat e tërmeteve si Tajvani, shpjegon për Daily Mail profesor Anthony Darby i Universitetit të Bath. Materialet nga të cilat janë bërë janë elastike, domethënë, ato shtrihen ose tkurren sipas ngarkesave në ndryshim që aplikohen në to.

Sasia e deformimit në një element të vetëm si një rreze është shumë e vogël, por kur shtohet për të gjithë ndërtesën e lartë, ato mund të çojnë në lëvizje të konsiderueshme anësore. Këto lëvizje nuk janë të rrezikshme për vetë strukturën, por, nëse janë të tepërta, mund të shkaktojnë shqetësim tek banorët.

Ndërtimi i rrokaqiellit filloi në vitin 1999 dhe përfundoi para Vitit të Ri 2004, kur u hap për publikun. Dizajni i ndërtesës ngjan me një kërcell bambuje që ngrihet lart në tetë seksione. Në çdo kat u vendosën trarë mbështetës prej çeliku, duke filluar nga bërthama e ndërtesës dhe duke përfunduar në kolonat e jashtme të saj, për të rritur ngurtësinë e kullës.

Edhe pse në ndërtesat e tjera mekanizmat e tërmeteve janë të padukshëm, në “Taipei 101” është një atraksion turistik për vizitorët nga kati i 88-të deri në katin e 92-të.

https://youtu.be/CSyJBh8BB44?si=XvUEjEdl_0aBDoxh
Share This Article