ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dronët rusë në hapësirën ajrore polake, test për NATO-n 21 minutes ago
Deputetët e majtë kërkojnë që reformat të hidhen në koshin e plehrave në luftën e re civile të Partisë Laburiste kundër migracionit. 21 minutes ago
Arrestohet gazetari që xhiroi vajzat e presidentes, reagon Osmani 25 minutes ago
Starmer reagon për vrasjen e Charlie Kirk: Asnjë justifikim për dhunën politike 26 minutes ago
Katër qendërmbrojtësit që Real Madridi po synon për verën e vitit 2026 28 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Pse Rama nuk do lëshojë pe për Belerin!

albnews by albnews
3 September, 2023
in Opinion
0
Pse Rama nuk do lëshojë pe për Belerin!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Dritan Hila

Ministri i Jashtëm i Greqisë ka njoftuar se janë vënë në dijeni për çështjen Beleri të gjithë organizmat evropianë, madje edhe shefi i NATO-s, Stoltenberg.
Me siguri pyetja e tyre e parë drejtuar Gerapetritis ka qenë: Kush dreqin është ky Fred Beleri? Dhe e dyta: Ku në djall bie Himara?
Me siguri Gerapetritis ka hequr të zitë e ullirit t’ua shpjegojë evropianëve dhe nuk i ka hyrë kësaj aventure me amerikanët që shumica nuk e dinë ku bie Ballkani.
Greqia po bëhet qesharake me synimin e saj që kërkon të kthejë në “kauzus beli” atlantik një fshat të humbur të Shqipërisë dhe një kryetar komune që vjedh vota nën shembullin e kleftëve dhe llafoset si në kohën e Kollokotronit. Është dritëshkurtësi që Greqia kreditet e saj të aleancave i harxhon për interesa lokale dhe harron ato madhore si përplasja me Turqinë. Nëse mendon që mund t’i japë një mësim Shqipërisë dhe Shqipëria të tërhiqet me bisht ndër shalë, duhet thënë se në Athinë u ka ngecur ora në vitet ‘90-të. Por kjo është puna e tyre. Plani për të trembur Ramën vështirë se do arrihet. Ndërsa Greqia vazhdon e zihet për punë fshatrash me fqinjët, Brukseli ka halle më thelbësore kurse Rama nuk do të bëjë hap pas dhe kjo lidhet me mbijetesën e tij, e cila nuk ka lidhje me politikën dhe nacionalizmin, por me ekonominë.
Konkretisht, Shqipëria i ka drejtuar të gjitha përpjekjet e saj nga turizmi. Investimet e shtetit në rrugët drejt rivierës, aeroporti i Vlorës, janë sforco e madhe për kapacitetet shqiptare, por janë edhe një zar i hedhur nga Rama që ky vit filloi t’i japë frutet e tij dhe ka shpresë ta shumëfishojnë në të ardhmen. Dhe pjesa e vijës detare të Bashkisë së Himarës është ajo me më shumë potencial turistik.
Rama ka presion nga investitorët shqiptarë që mos ta lërë vendin në dorë të një njeriu i cili mbron interesat e elementëve që aspirojnë Vorio Epirin. Shumë prej nesh e mbajnë mend katrahurën që bëri Nerënxi për mos të prishur avllinë e manas (nënës) duke e lënë shëtitoren e Himarës gjysmake.
Ndërkohë që edhe vetë forca që përfaqëson Beleri nuk është përfaqësues i ligjshmërisë në prona. Elementi filogrek në Bashkinë e Himarës ka bërë kërdinë në prona në atë zonë në kohën e Bollanos dhe kjo nuk është çudi të përsëritet me Belerin.
Ndaj Rama nuk ka ndërmend të bëjë hap pas. Natyrisht që Gerapetritis bën goxha akrobaci që t’i shpjegojë evropianëve se çështja e keqtrajtimit të tifozëve kroatë ishte juridike kurse çështja Beleri është politike dhe jo gjyqësore; që i kërkon Ramës të bëjë presion mbi drejtësinë për ta zgjidhur këtë rast. Por asnjë nuk ka oreks të merret me një humbameno si Beleri që politikisht përfaqëson nacionalizmin arkaik grek, kurse juridikisht një minues demokracie. Rama mund t’i bëjë presion gjyqësorit, por këtë nuk ka pse e harxhon për dikë që zbavitet që e ka në burg. Aq më shumë kur kjo kauzë po bën përditë e më shumë pis opozitën “sovraniste” të Berishës, llucë ku është zhytur duke menduar se do marrë edhe Ramën me vete por ku ka ngecur keq.
Evropa përveçse ka probleme me Ukrainën dhe minore me Kosovën, nuk ka ndërmend të hapë sanksione kundër Shqipërisë e as të sulmojë drejtësinë shqiptare, një krijesë atlantike. Këtë ia ka bërë të qartë edhe Greqisë, ndaj edhe deklaratat e Gerapetritit më shumë bëhen për të trembur Ramën sesa ka efekt në Bruksel. Këtë Rama e di ndaj është edhe gjithmonë e më cinik me ta. P.sh intervistat dhënë medias greke ishin një cingarisje nervash për grekët. Por përtej zbavitjes ditore, potencialin ekonomik të jugut, tek i cili ka hedhur gjithë paratë dhe investimet e tij, nuk ka ndërmend ta lerë në dorë të Belerit dhe një dorë nacionalistësh të mykur në Greqi dhe SHBA. Mes tyre dhe ardhmërisë së tij politike, Rama do të zgjedhë veten. Rama ka hedhur disa herë zaret në jetën e tij. Ky është një ndër ato raste dhe është ai rast kur nuk bëhet fjalë vetëm për Belerin, por edhe për t’i treguar fqinjit jugor se tashmë Shqipëria nuk është një zgjatim i Epirit, por një shtet që Greqia duhet ta llogarisë si partner të barabartë./dritare.net

RelatedPosts

Bowen: Diplomacia në rrënoja pasi Izraeli sulmon udhëheqësit e Hamasit në Katar

Pse emërimi i Shabana Mahmood mund të nënkuptojë një politikë më të ashpër ndaj imigracionit

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dronët rusë në hapësirën ajrore polake, test për NATO-n

Dronët rusë në hapësirën ajrore polake, test për NATO-n

11 September, 2025
Deputetët e majtë kërkojnë që reformat të hidhen në koshin e plehrave në luftën e re civile të Partisë Laburiste kundër migracionit.

Deputetët e majtë kërkojnë që reformat të hidhen në koshin e plehrave në luftën e re civile të Partisë Laburiste kundër migracionit.

11 September, 2025
Arrestohet gazetari që xhiroi vajzat e presidentes, reagon Osmani

Arrestohet gazetari që xhiroi vajzat e presidentes, reagon Osmani

11 September, 2025
Starmer reagon për vrasjen e Charlie Kirk: Asnjë justifikim për dhunën politike

Starmer reagon për vrasjen e Charlie Kirk: Asnjë justifikim për dhunën politike

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result